Panorama Sport (Albania)

Kacbufi, një zbulim te Besa: Vendi i dytë është i arritshëm

-

Vendi i katërt në klasifikim me 21 pikë në fund të dy fazave nuk ka qenë pritshmëri­a e kavajasve. Por, duhet pranuar se si asnjë ekip tjetër, Besa ka promovuar, rritur e fituar tashmë disa futbollist­ë të rinj. Në formacioni­n verdhezi, tani gjen portierin Ilir Dobjani, qendërmbro­jtësin Alesandro Kacbufi, mbrojtësit Zeqiri e Shimaj, mesfushorë­t Zekolli e Lila. Një ndër futbollist­ët që po bie gjithnjë e më shumë në sy për luftën dhe grindën sportive, është shtatlarti Kacbufi. “Kemi mbyllur dy fazat e para jo ashtu si dëshironim dhe si i prisnim ato. Kemi lënë pikë aty ku nuk e kishim menduar. Po pajtohem me trajnerin Mërgjyshi teksa citon mungesat, sepse vërtetë jemi 50% të rinj dhe përvojat e Sefës, Hysenit, Kukës e Kainës, sigurisht i vlejnë shumë grupit, por ata kanë munguar në disa takime të rëndësishm­e. Ne të rinjtë kemi dëshirën, egon dhe luftojmë fort, por këto nuk mjaftojnë për ta fituar një ndeshje. Shpesh herë në futboll thuhet se, nuk ka rëndësi luan bukur apo jo, rëndësi ka fitorja. Tani po punojmë të qetë për të startuar fazën e tretë”, ka thënë fillimisht Kacbufi për “Panorama Sport”. Ndërsa lidhur me atë çfarë pritet nga Besa në grupin e promocioni­t për dy fazat e mbetura, mbrojtësi shprehet: “Në grupin tonë vlejnë vetëm 2 vende, i pari dhe i dyti, ndërsa të tjerët nuk të çojnë askund. Kanë mbetur ekipet më të mira, ndaj pritet të ketë një luftë të ashpër për 2 vendet e para. Vendin e parë e shoh të vështirë të jem realist, por jo vendin e dytë. Ai është i arritshëm dhe ne do luajmë shanset tona deri në fund. Shpresoj t’ia dalim”. FERIZ FERIZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania