Panorama Sport (Albania)

Tomori, golat vijnë nga... Lushnja

Sulmuesit, me mision të qartë: Nuk do ta lëmë me kaq, ngjisim ekipin në Kategorinë e Parë

- EDI SPAHIU

Canka, Pepa dhe Mezini kanë shënuar 16 nga 23 rrjetat e beratasve

Golat e Tomorit po vijnë nga... Lush nja. Në 23 rrjeta të realizuara pas dy fazave të para, 16 mbajnë firmën e Mikel Cankës, Brunild Pepës dhe Armando Mezinit. Këtë sezon te beratasit dominojnë “jabanxhinj­të” dhe duhet thënë se po e justifikoj­në më së miri besimin dhe investimin e klubit. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, lushnjarët zbulojnë “sekretet” e kësaj ecurie. Nuk kanë në plan që të ndalen këtu, ndërsa hapur premtojnë se do ta ngjisin ekipin në Kategorinë Superiore. Dhe të drejtë që të pretendojn­ë kanë, derisa janë -2 nga Egnatia kryesuese. MIKEL CANKA

(9 GOLA)

Mikel Canka është një “gjahtar” i vërtetë goli dhe jo më kot është në krye të listës së shënuesve të Kategorisë së Parë. Ai jeton për të shënuar, gjë që e thotë troç. I ka qëllimet të qarta, do të ngjisë ekipin e të marrë “Këpucën e Artë”. “Jam sulmues dhe jetoj me golin. Jam përpjekur gjithnjë të jap më të mirën time në shërbim të skuadrës. E kam deklaruar edhe më parë se loja kolektive, duke punuar me frymë grupi dhe udhëzimet që na jep trajneri në aspektin tekniko-taktik, na e bëjnë akoma më të lehtë që të dalim te goli. Unë e dua kurorën e golashënue­sit dhe me ndihmën e skuadrës kam bindjen se do ta realizoj këtë synim. Megjithëse përtej modestisë më intereson më shumë ngjitja në Superiore dhe kam bindjen se ajo do të realizohet edhe falë golave të mi në fazën e tretë”, u shpreh 34-vjeçari. BRUNILD PEPA (4 GOLA)

Brunild Pepa ka shkuar në kuotën e 4 golave, megjithatë nuk ka në plan që ta lërë këtu.

“Jam ambientuar shumë shpejt me skuadrën dhe mbi të gjitha jam adaptuar me skemat që na ka udhëzuar tekniku ynë. Kjo na e ka bërë më të lehtë shënimin e golit, edhe pse unë kam pasur moment pauze për shkak të dëmtimit, por filozofia e lojës që zhvillojmë na ndihmon shumë që të shfaqim bagazhin tonë, pasi në rast se nuk do të kishim shpërdorua­r shumë raste në disa takime, jam i sigurt që do të kishim një shifër më të lartë golash. Unë premtoj se do të kem këtë ritëm në lojë dhe në shënimin e golave deri në fund të sezonit, pasi besoj shumë se ky është shërbimi më i mirë që mund t’i bëj Tomorit për ta ngjitur në Superiore”, tha 30vjeçari.

ARMANDO MEZINI

(3 GOLA) Armando Mezinit nuk i ka ecuri fort ky sezon, por gjithsesi në 4 ndeshje e ka gjetur 3 herë golin. Një dëmtim që pësoi në dhjetor, e la jashtë fushës gjithë fazën e dytë. “E nisa mirë kampionati­n dhe me Cankën në krah kishim një partnerite­t të shkëlqyer, por ishte fati im i keq që u dëmtova dhe për një fazë mbeta jashtë fushës, edhe pse kisha bindjen dhe sigurinë që do të kisha ndihmuar skuadrën me më shumë gola. Tani për mua nuk kanë shumë rëndësi numri i rrjetave, pasi dua rikthimin sa më parë në fushë dhe t’i shërbej skuadrës me ngjitjen në Superiore. Kam shumë besim se golat e mi nuk do të mungojnë, sapo të zbres në fushë”, përfundoi 28vjeçari.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania