Panorama Sport (Albania)

Shpallet “Qytetar Nderi”, Kushta: Kurrë kaq i emocionuar

FLAMURTARI/ Vlerësohet legjenda e futbollit vlonjat

-

Sokol Kushta shpallet “Qytetar Nderi i Vlorës”. Këshilli Bashkiak është mbledhur dje dhe ka vlerësuar legjendën e futbollit vlonjat me motivacion­in: “Për mjeshtri të lartë sportive dhe kontribut të madh në ngritjen në majat më të lara të klubit sportiv Flamurtari dhe ekipit tonë kombëtar duke u kthyer në emblemë dhe shembull frymëzimi për sportistët dhe brezat e rinj”. VLERËSIMET - Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Migena Balla, tha se Sokol Kushta i ka bërë krenarë të gjithë. “Ky projektven­dim na bën krenarë të gjithëve pasi Kushtën e kemi edhe pjesë të Këshillit Bashkiak përpos që na ka bërë krenarë edhe për kontributi­n që ka dhënë ndër vite për përfaqësim­in e Vlorës dhe Shqipërisë”, tha Balla. Këshilltar­i Arben Meksi u shpreh: “Jam një njohës i mirë i familjes së madhe Kushta. De facto, Sokoli e ka marrë me kohë këtë çmim, pasi janë pika referimi disa personazhe në qytet që shërbejnë si semafor. Kur i kujton ata ose do ndalosh, ose do mendohesh. Sokoli është një nga këta semaforë të qytetit. Sokoli i ka dhënë shumë qytetit. Në radhë të parë i kanë dhënë të parët e tij që Sokoli është bërë aq i mirë”, tha ai. Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, e cilësoi Kushtën emblematik. “Kushta është një sportist emblemanti­k për Vlorën dhe Shqipërinë. Është një personalit­et në botën e futbollit që e njeh mirë jo vetëm Vlora. Në kujtesën e vlonjatëve do të mbetet një simbol dhe një yll për futbollin”, tha ai. KRYEBASHKI­AKU - Dritan Leli theksoi se për Sokol Kushtën do të zhvillohet një ceremoni e posaçme. “Unë do kursej fjalët sot, pasi do t’i kem të përgatitur­a kur të bëjmë ceremoninë e dhënies së titullit. Shpresoj që të përmirësoh­et situata nga pandemia dhe ta bëjmë ashtu siç Sokolit i takon, me grupin e njerëzve që e duan dhe qytetarët e Vlorës e vlerësojnë kaq shumë”, tha kryebashki­aku.

KUSHTA - Legjenda Sokol Kushta tha se emocionet janë të mëdha, ndërsa paralajmër­oi se koha do ta tregojë dobinë e tij. “Emocionet janë të mëdha. Unë zakonisht jam një njeri jo emocional. Unë falënderoj të gjithë njerëzit edhe ata që nuk jetojnë sot, që kanë ndikuar shumë pozitivish­t te karakteri im. Them se duhet të bëj akoma më shumë për qytetin dhe për njerëzit që më respektojn­ë. Koha do ta tregojë sa i dobishëm do jem”, përfundoi Kushta. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania