Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja gjen trajner, emërohet Alban Bruka

Presidenti Noka: Do të na kthejë shpejt në “shina”

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja gjen tra jnerin. Pasi dorëheqjes së Sinan Bardhit, klubi ka zgjedhur pasuesin e tij. Bëhet fjalë për Alban Brukën, i cili rikthehet në këtë post pas 3 sezonesh. Trajneri i ri nuk vjen vetëm, pasi në krah do të ketë Paulin Palocin. Stafi teknik prej ditës së djeshme ka zbarkuar në fushë, duke marrë zyrtarisht “frenat” e ekipit. Është vetë Gjok Noka që konfirmon lajmin për “Panorama Sport”. Presidenti ka zgjedhur pikërisht Brukën, derisa me të kanë bërë edhe histori. Kujtojmë që skuadra jo vetëm shkoi deri në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë, por e mbylli kampionati­n në Kategorinë e Parë me pikë të barabarta me Kamzën (paçka se në fund nuk u ngjitën dot në elitë). Kreu i lezhjanëve është i bindur se me të në stol, skuadra do të kthehet shpejt në “shina”. “Pas largimit të Sinan Bardhit nga kreu i pankinës, për shkak të rezultatev­e të dobëta, mendova që për fazën e tretë të emëroj si trajner Alban Brukën. Ndihmës i tij do të jetë lezhjani Paulin Paloci. Brukën unë e njoh shumë mirë, pasi e ka drejtuar skuadrën edhe para tri sezonesh, kur ekipi mori rezultate të kënaqshme në Kupën e Shqipërisë dhe u kualifikua deri në gjysmëfina­le. Por, edhe në kampionat ishim mirë, teksa e mbyllëm sezonin me pikë të barabarta me skuadrën e vendit të parë, asokohe Kamza. U ngjitën këta të fundit në Superiore me makinacion­et që tashmë dihen. Tani nuk na ka mbetur shumë për të bërë, gjithsesi do të japim më të mirën në fushë. Pozicioni që kemi në tabelë, por edhe rregullat në fuqi na e ndërprenë që tani rrugën drejt objektivit. Gjithsesi, unë kam besim se nën drejtimin e Alban Brukës,

Besëlidhja shumë shpejt do të kthehet në shina dhe do të tregojë forcën e saj reale. Ne as që e mendojmë mbijetesën, por na shqetëson fakti se nuk arritëm të shfrytëzon­im potenciali­n që kemi në dispozicio­n, për të mos arritur në fazën ‘play out’”, përfundoi Gjok Noka.

 ??  ?? ALBAN BRUKA
Trajneri i ri, dje gjatë seancës së parë
ALBAN BRUKA Trajneri i ri, dje gjatë seancës së parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania