Panorama Sport (Albania)

Grizman tërheq sërish Francën

Heroi i ndeshjes: Kam ende shumë për të dhënë, këtë verë duam Europianin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Franca e kishte nisur me hapin e gabuar këtë udhëtim drejt kualifikim­it për në Botërorin 2022, me një gol të Antuan Grizmanit, i cili ndaj Ukrainës pati vetëm peshën e 1 pikë. Por, sulmuesi i Barcelonës, i cili konfirmohe­t gjithmonë e më lider i “Gjelave”, jo vetëm që vazhdon të lërë në hije yllin Kilië Mbape, por realizoi sërish, duke dhuruar tri pikët në tokën boshnjake. 30-vjeçari udhëhiqte një formacion shumë sulmues të “pikturuar” nga Didië Deshamp, një 4-4-2 që më shumë i ngjante një 4-2-4, duke parë se përveç Antuanit, edhe Mbape, Koman e Lemar luanin thuajse në zonën e të zotëve të shtëpi, me Pogbanë dhe Rabionë që formonin digën e mesfushës. Ndeshja nisi menjëherë nën kontrollin francez, por në pjesën e parë mungoi shënjestra nga ana e Komanit, i cili pati dy raste të pastra për gol. Në fraksionin e dytë, duke parë se Xheko dhe Pjaniç nuk mjaftonin për të trembur kampionët e botës, “Gjelat” shkojnë edhe më thellë në zonën rivale dhe në minutën e 60-të pritej ajo që ndihej në ajër: Rabio lëshon një krosim të saktë në zonë dhe

Grizman devijon saktë me kokë duke zhbllokuar rezultatin. Edhe pse deri në fund kishte ende lojë për të luajtur, Bosnja nuk i shkakton asnjë rrezik portierit Loris, ndërsa Franca kënaqet me 1-0.

FLET GRIZMAN - “Ishte një sfidë e ndërlikuar. Ndjemë

lodhje, pasi është e vështirë të luash kundër një skuadra që u mbrojt gjithë kohën me të paktën 5 lojtar, bën analizën e tij heroi i fitores së Francë. - E dimë shumë mirë që pritet shumë nga ne në çdo ndeshje. Do të ketë kohë kur nuk do të jetë

periudhë e mirë, si ditën e sotme (djeshme), megjithatë aspekti më i rëndësishë­m janë tri pikët. Ndihem shumë i lumtur për karrierën time me blutë, kam ende shumë për të dhënë dhe dua të shkoj sa më larg. Kemi një Europian këtë verë për të fituar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania