Panorama Sport (Albania)

Junajtid do të tentojë Agueron, Juvja i ofron 30 milionë euro

Kampionët e Italisë bëjnë gati kontratën 3-vjeçare

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Cilido qoftë destina cioni i ardhshëm i Serxho Agueros këtë verë, do të jetë një lajm i bujshëm. Imagjinoni sensacioni­n sikur ai të ndërrojë fanellë, por jo qytet dhe të vazhdojë të luajë në Mançester! Rivalët e Sitit, Junajtidi, i është shtuar garës për të firmosur me parametër zero me golashënue­sin më të mirë të historisë së “Qytetarëve” këtë verë. Siti njoftoi të hënën se 32-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni nga “Etihad”, kur i skadon kontrata pas 10 vitesh në klub. Por, sipas medias franceze “Foot Mercato”, një sulmues me potenciali­n e argjentina­sit, në skadencë kontrate, do të tentohet nga klubet elitare të Europës dhe një mes klubeve që do t’i bëjnë atij një ofertë, është edhe Mançester Junajtidi. Përveç atyre, është edhe Çelsi që do përpiqet ta joshë për ta bindur që të qëndrojë në Premier Ligë. Ndërsa në Itali, interesohe­n Juventusi dhe Interi. Në Francë, Poçetino do tentojë ta sjellë te PSG-JA. Barça e ka tërhequr interesin e saj, duke qenë se Ronald Kuman është një tifoz i Memfis Depajit dhe do të tentojë holandezin, i cili gjithashtu është një lojtar me parametër zero. Mediat angleze, raportojnë se dëshira e parë e “Kun” është që të qëndrojë në Angli dhe Junajtidi dhe Çelsi janë destinacio­net e mundshme. Në rast të një transferim­i në “Old Trafford”, Aguero do të bëhej futbollist­i i tetë që ndërron fanellën në Mançester pas Karlos Tevezit, Peter Shmajkëlli­t, Denis Lout, Brajan Kidit, Endi Kolit, Ouen Hargrivsit dhe Billi Mereditit. Solskjaer do një bomber me përvojë në rast se largohet Edinson Kavani në fund të sezonit. Por, a do t’ia falnin tifozët e Sitit transferim­in e ikonës së tyre? Ai ka shënuar 257 gola që kur u transferua nga Atletiko një dekadë më parë, që do të nderohet edhe me një statujë në “Etihad”? Por, në Itali kanë bërë hapa më konkretë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është në avantazh ndaj rivaleve të saj, duke qenë se e ka studiuar terrenin që dy muaj më parë. Përveç kësaj, bardhezinj­të mund të shfrytëzoj­në ligjin “Decreto

Crescita”, që i lejon klubit të kursejë 50% të taksave të rrogës. Aguero, në vitet fundit paguhej 15 milionë euro në sezon në “Etihad”. Juve mund të provojë të luajë me kohëzgjatj­en e kontratës, duke i ofruar 10 milionë euro neto në sezon për 3 vite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania