Panorama Sport (Albania)

Kuadrado mbron Pirlon: Është faji ynë, ne zbresim në fushë

Kolumbiani: Trajneri po bën një punë të shkëlqyer

-

Huan Kuadrado merr në mbrojtje Andrea Pirlon, që ka përfunduar në shënjestrë­n e kritikave veçanërish­t javët e fundit, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe humbjes në kampionat me Beneventon: “Trajneri po bën një punë të madhe, nuk është e lehtë kur vjen në një klub të madh dhe ka shumë futbollist­ë të rinj”, thotë anësori kolumbian. “Ai nuk ka asnjë faj. Në fushë zbresim ne dhe kemi lënë shumë pikë rrugës”, shton futbollist­i i bardhezinj­ve. Gjatë takimit me studentët e Liceut Shkencor dhe Shkencave të Aplikuara S. Anna në Torino, Kuadrado komentoi edhe derbin me Torinon dhe Kristiano Ronaldon:

“Duhet të hyjmë në derbi pa frikë. Po e përgatisim mirë dhe shpresojmë të fitojmë. Ronaldo? Nuk e besoja kur erdhi te Juvja, jam i kënaqur që është me ne. Nuk e kisha problem t’i lija numrin 7, për mua ka rëndësi vetëm të luaj”. Në lidhje me objektivat e këtij fundsezoni, ai tha: “Të fitojmë këto ndeshjet e fundit dhe pastaj na mbetet që të shpresojmë të renditemi në vendet e para, duke u kualifikua­r sërish në Champions. Pastaj është finalja e Kupës së Italisë, një trofe i rëndësishë­m duke qenë se u eliminuam nga Europa”. Dhe në fund, një koment më i thelluar për derbin me Torinon që do të luhet pa tifozë: “Duhet thjesht të

zbresim në fushë me dëshirën dhe besimin që mund të marrim një rezultat pozitiv. Do të japim gjithçka. Nuk është njëlloj një derbi pa tifozët tanë. Duhet të tregohemi profesioni­stë dhe kërkojmë të japim gjithnjë 100% edhe pse nuk do t’i kemi ata pas që të na mbështesin. Ne do të japim më të mirën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania