Panorama Sport (Albania)

Gola nga të gjithë dhe seri rekord, kështu Konte po i afrohet titullit

-

Nuk ka asnjë studim që e verifikon, megjithatë statistika është objektive dhe e shoqëruar nga shifra rekord. Për sa është parë në vitin 2021, Interi është kandidati i vetëm në Itali për titullin si skuadra më e mirë e fazës së dytë. Një rrugëtim perfekt, i ndërtuar nga tetë fitore në tetë ndeshje, 20 gola të regjistrua­r dhe vetëm 3 të pësuar. Filmi i kampionati­t, pra, nuk u lejon vend hapësirave. Dhe Antonio Konte po meriton gjithmonë e më shumë çmimin si regjisori më i mirë. Ka kryer një punë të jashtëzako­nshme në dy sezone, duke rikthyer Interin një pikë larg Juventusit në fund të vitit të parë dhe duke e vendosur në kushte për të ndërtuar planin e arratisë që në mars të këtij turneu. E dhëna që dallohet më tepër është mesatarja e pikëve që Konte po mban që nga momenti kur ulet në stolin zikaltër: 2,26 për ndeshje, duke mbajtur kështu vendin e parë mes trajnerëve të Interit me së paku 30 ndeshje të luajtura në Serinë A në epokën e tri pikëve. Më mirë edhe se Murinjo, për t’u kuptuar. Më pas është e qartë që për t’u bërë pjesë e klubit ekskluziv të legjendave nevojiten trofetë. Që në fund janë objektivi i Kontes, klubit dhe gjithë botës interiste.

NJË HAP LARG REKORDIT - Kundër Sasuolos kaloi mundësia për të regjistrua­r nëntë fitoret radhazi. Fakt jodytësor nëse lexohen sërish librat e historisë: hera e vetme kur Interi ka arritur këtë kufij ka qenë në vitin 2007, kur më pas u regjistrua rekordi i gjithë kohërave në Serinë A me dy faza: 17 suksese radhazi. Ndër të tjera, duke u ndalur vetëm te faza e dytë, vetëm dy skuadra kanë regjistrua­r në të kaluarën kufirin e nëntë sukseseve në po aq ndeshje: Milani i Arrigo Sakit në edicionin 1989-’90 (10) dhe Juventusi i Masimilian­o Alegrit në atë 2017-’18 (9). Interi duket si një rul kompresor i aftë të shtypë çdo kundërshta­r që i kalon në rrugë. Soliditeti mbrojtës mbetet një përbërës thelbësor i mekanizmit, por është aftësia/ thjeshtësi­a për të shënuar arma e shtuar e kryesueses.

SULM ATOMIK – Është hera e parë që Interi shënon 65 gola në 27 ndeshje të Serisë A në epokën e tri pikëve: meritë e “Lu-la”-s, sigurisht, por jo vetëm. Lukaku dhe Lautaro (që ka barazuar 14 golat e kampionati­t të kaluar) janë dyshja më e mirë e sulmit të Europës: 33 gola, janë paraqitur më mirë vetëm Levandovsk­i-myler me Bajernin e Mynihut. Ajo që godet më shumë, në fakt, është aftësia për të shënuar jo vetëm me sulmuesit.

I MADH ME TË MËDHATË – Në statistika­t për vendin e parë peshojnë qartësisht, siç u tha, golat e shënuar: sulmi më i mirë i turneut së bashku me Atalantën, por mesatarja më e mirë e golave për ndeshje, duke konsiderua­r sfidën e shtyrë me Sasuolon. Interi udhëton me shpejtësin­ë e 2,4 golave për ndeshje, kundrejt 2,32 të skuadrës së Gasperinit dhe 2,15 të Napolit të Gatuzos (i njëjti numër ndeshjesh të luajtura); më të shkëputur Juventusi (2) dhe Milani (1,89). Dhe krahasuar me këto dy të fundit ritmi i fazës së dytë është më i mirë. Falë serisë rekord, në fakt, Konte ka grumbullua­r 11 pikë kundrejt Milanit dhe 5 mbi Juven, duke u vendosur në kushte për të qenë zot i fatit të vet. Statistika­t u japin formë ëndrrave për titull të zikaltërve, ndërsa thelbi vjen nga paraqitjet në përballjet direkte. Sepse janë duelet direkte me rivalët për vendet e para të klasifikim­it që japin metrin e duhur e forcës së këtij Interi: 18 pikë të fituara në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri tani kundër shtatë vendeve të para të renditjes, me humbjen e vetme të regjistrua­r në derbin e fazës së parë, në javën e katërt. Më pas Interi është sistemuar, ka rigjetur ekuilibrin dhe siguritë e vjetra dhe ka nisur të përshkojë 113.021 kilometra për ndeshje. Sapo u ngjit në krye nisi të pedalojë dhe tani objektivi është më pranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania