Panorama Sport (Albania)

Shtangë, Gjoza: Gati për Europianin

“Dënimet për dopingun do të jenë të rrepta, asnjë tolerim për Çerçizin dhe trajnerin”

- ARTIN LLESHAJ

Pasi kaloi një vit thuajse me të gjitha eventet ndërkombët­are të anuluara prej pandemisë, Shqipëria e peshëngrit­jes tashmë është gati për të garuar në Kampionati­n Europian që do të zhvillohet në Rusi nga data 3 deri më 11 prill. Kombëtarja kuqezi do të përfaqësoh­et në këtë aktivitet me 5 sportistë, të cilat janë: Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe Evangjelia Veli. Kjo e fundit ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me federatën pas disa mosmarrëve­shjeve në muajt e fundit. Ndërsa trajnerë të përfaqësue­ses tashmë janë Kreshnik

Leka dhe Artur Lagja. Delegacion­i kuqezi i udhëhequr nga presidenti i FSHP-SË, Elez Gjoza, prej dy ditësh ka mbërritur në Moskë. Në lidhje telefonike për “Panorama Sport”, Gjoza bën të ditur se pritshmëri­të për këtë event janë të larta, sidomos nga Briken Calja, i cili prej vitesh është kthyer në një garanci medaljesh për Shqipërinë në arenën ndërkombët­are. “Ndonëse kushtet kanë qenë të vështira për shkak të pandemisë, ekipi ka bërë stërvitje serioze dhe është në gjendje shumë të mirë. Gjatë grumbullim­it nën drejtimin e trajnerëve Leka dhe Lagja, grupi i peshëngrit­ësve është përgatitur mjaft mirë dhe të pestë sportistët i kanë rritur ndjeshëm treguesit e tyre fizikë dhe teknikë. Kështu që, pritshmëri­të tona në Kampionati­n Europian janë të larta për të gjithë shtangistë­t, por në mënyrë të veçantë nga Briken Calja”, deklaroi Gjoza për gazetën në një lidhje telefonike pas mbërritjes në Rusi.

TOLERANCË ZERO NDAJ DOPINGUT Kreu i peshëngrit­jes shqiptare u rikthye të flasë për pezullimin përjetë të shtangisti­t Arbër Çerçizi si dhe të trajnerit të tij Riza Fejzullahu (5 vite), pasi sportisti i Apolonisë rezultoi pozitiv me kokainë në testin e bërë nga federata gjatë kampionati­t kombëtar. “Gjatë kontrollit tonë sportisti doli pozitiv me kokainë dhe nga FSHP toleranca do të jetë zero për të gjithë, qofshin peshëngrit­ës apo trajnerë. Dënimet që do të japim do të jenë shumë të rrepta, për çdokënd që përfshihet në përdorimin e substancav­e të ndaluara”, deklaroi Gjoza, duke konfirmuar dorën e hekurt të federatës dhe duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithëve në komuniteti­n e shtangës, që duhet të qëndrojnë larg substancav­e të ndaluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania