Panorama Sport (Albania)

Mbyllet sezoni i rregullt, Partizani dhe Erzeni tregojnë muskujt para “play off”-it

VOLEJ MESHKUJ/ Tirana përmbys Farkën, tashmë nis faza e nxehtë

-

Kampionati kombëtar i volejbolli­t për meshkuj ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e sezonit të rregullt në të dyja grupet. Ndonëse luhej vetëm sa për statistikë, për shkak se verdiktet e “play off”-it ishin dhënë, skuadrat e kreut nuk falën duke regjistrua­r fitoret e radhës. Në Grupin A, Erzeni bëri “formalitet­in” ndaj Tetës së vendit të fundit. Shijakasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. Një takim që nuk pati shumë histori, teksa trajneri Saku u dha hapësirë edhe lojtarëve që janë aktivizuar më pak gjatë sezonit. Të tria setet u fituan bindshëm nga Erzeni në shifrat 25-15, 2519 dhe 25-15. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Skënderbeu likuidoi Elbasanin me rezultatin 3-0 (25-15, 25-18, 2514). Ndonëse mbetën jashtë “play off”-it, korçarët nuk falën në fushën e tyre, duke e dominuar ndeshjen. Për sa i përket Grupit B, në kryeqytet u luajtën dy sfida derbi. Edhe pse i kualifikua­r prej kohësh, Partizani nuk bën asnjë tolerim, teksa vijon të “asfaltojë” me radhë çdo kundërshta­r që i del përpara. “Demat” këtë herë thyen Studentin me rezultatin e pastër 30. Skuadra e Ylli Tomorrit po zhvillon një sezon vërtetë fantastik, duke bindur me lojëra dhe rezultate. Një ekip i ri në moshë që po tregon një rritje konstante ndeshje pas ndeshje. Të kuqtë shfaqën të njëjtën dëshirë për fitore edhe kundër Studentit, duke dominuar në çdo aspekt ndaj kundërshta­rit. Seti i parë u mbyll në shifrat 25-15 për Partizanin. Në setin e dytë Studenti ishte disi më mirë në lojën e tij, por jo aq sa për ti ballë të kuqve, të cilët këtë herë fituan me rezultatin 2520. Në setin e tretë nuk pati

shumë histori, me Partizanin që triumfoi thellë 25-13. Sezonin e rregullt e mbylli me fitore edhe Tirana, që mposhti Farkën me përmbysje. Bardheblut­ë triumfuan me rezultatin 1-3 (25-15, 20-25, 21-25, 17-25) në palestrën e Farkës, sukses që u jep më shumë

moral në prag të fazës finale të kampionati­t. Më datë 3 prill do të startojnë edhe ndeshjet e “play off”-it, ku në gjysmëfina­le Erzeni do të presë Tiranën, ndërsa Partizani pret Vllazninë. Në finale kualifikoh­en skuadrat që arrijnë dy fitore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania