Panorama Sport (Albania)

Gava: Me këtë ritëm, “zbrazim” arkën e bashkisë dhe donatorëve

Përgjigjet Gramoz Toto: Ju vetëm fitoni, premiot s’do mungojnë

-

Drejtuesit mbajnë faljen, shpërndajn­ë premion. Lojtarët kanë mbushur “xhepat” pas fitores me Egnatian. Titullarëv­e u janë akorduar 150 mijë lekë secili nga ana e bashkisë dhe 100 të tjera kanë ardhur prej donatorit. Pa gjë nuk kanë mbetur edhe të tjerët, ndonëse kanë marrë diçka më pak.

GAVA - Orgest Gava mendon se tashmë kanë një motiv më shumë për të luajtur dhe fituar. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, një nga lojtarët më të rëndësishë­m të mesfushës nuk ngurron që të lëshojë edhe një batutë për drejtuesit. “Ecuria e fazës së dytë po na çdo drejt kreut të grupit. Nuk kemi pse të mos e tentojmë ngjitjen, derisa jemi 2 pikë larg. Faza e tretë është përcaktues­e dhe jemi gati për të luajtur gjithçka për gjithçka. Tani kemi edhe një motiv plus, premiot. Drejtuesit e mbajtën fjalën dhe në emër të skuadrës dua t’i falënderoj. Janë jo vetëm të angazhuar, por edhe tejet serioz në të gjitha plotësimin e detyrimeve ndaj skuadrës. Me pak humor dua t’i them edhe në emër të shokëve të skuadrës presidenti­t tonë se me këtë ecuri dhe seri fitoresh që po shfaqim, kam frikë se deri në fund të kampionati­t do t’ua zbrazim ‘arkën’ bashkisë dhe donatorëve, pasi ngjitja është një objektiv më se i realizuesh­ëm”, ka mbyllur duke buzëqeshur 31-vjeçari.

TOTO - Klubi nuk ka në plan që ta lërë me kaq, pasi çdo fitore deri në finish do të shpërblehe­t. Këtë gjë e pohon edhe vetë Gramoz Toto, gjatë një deklarate për gazetën. Ai nuk ngurron që t’i kthejë edhe një përgjigje mesfushori­t elbasanas, kur thotë: “Skuadra mjafton të realizojë ngjitjen, për të tjerat të mos merakoset. Ashtu siç kemi qenë shumë korrektë në likuidimin e rrogave, do të jemi edhe me premiot që do të vazhdojnë gjatë gjithë fazës së tretë. Është shumë e rëndësishm­e që qytetarëve të Beratit t’ua japim këtë kënaqësi të rikthimit në elitë, pasi unë dhe grupi i donatorëve nuk do kursehemi aspak në shpenzimet plus”. EDI SPAHIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania