Panorama Sport (Albania)

Interi blindon Konten, i rrit pagën në 13.5 mln

Objektivi për vitin që vjen, më shumë rrugë në Champions

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ndërprerja e një do minimi absolut që zgjat prej nëntë sezonesh përfaqëson një arritje jo të vogël, por me shumë mundësi ende jo të mjaftueshm­e për Antonio Konten. Raporti i tij me fitoren është i veçantë, fakti që nuk kënaqet asnjëherë i ndalon të ulet, të reflektojë, të marrë frymë dhe të shijojë të mirat që ka bërë dhe po bën. Është i ndërtuar në këtë mënyrë, kjo është ADNJA e fituesve. Dhe me siguri nuk do të përmendë asnjëherë fjalën “titull” deri kur matematika të mos jetë vetëm një çështje milimetras­h, por kush nuk beson te besëtytnit­ë mundet ta mendojë: mjafton pak për të parë Interin kampion të Italisë për herë të parë nga viti 2010. Nëse të mërkurën do të regjistroh­eshin tri pikë të tjera me Sasuolon, do të mjaftonin edhe 16 për të festuar. Ose, më saktë, pesë fitore dhe një barazim në nëntë javët e mbetura për të mbyllur bukur sezonin e tij të dytë në Milano: gjithçka sipas planeve, duke respektuar rritjen e shpejtë që pronësia priste nga 31 maji i 2019-ës, dita e parë zikaltër e Kontes.

BERGAMO, NJË JETË MË PARË - Kaosi dhe polemikat lidhur me përfundimi­n e kampionati­t të kaluar (1 gusht 2020, 0-2 në fushën e Atalantës) duken vite drite larg. Në atë moment Konte ndodhej një hap larg largimit për shkak të një pakënaqësi­e të përgjithsh­me që nuk hezitoi të bënte publike. Sot, tetë muaj larg, bota është përmbysur dhe mënyra e tij e “të qenit interist” është gjithmonë e më e dukshme. Dhe jo vetëm në festime. Titulli është pranë: fitorja në vitin e dytë pasi i shkoi pranë në të parin konfirmon rëndësinë e punës së tij. Ende jo Europën, për të fituar edhe një bast me të kaluarën. Më saktë konceptin “bravo brenda kufijve, por jashtë...”. Me Interin i shkoi pranë Ligës së Europës, në këtë sezon njolla i takon natës së 9 dhjetorit dhe atij barazimi 0-0 brenda fushe me Shahtjor Donjeckun që përkoi me vendin e katërt në Grupin B të Ligës së Kampioneve. Me një këndvështr­im mund të shihet si një “asist” për të ardhmen: pas titullit, që duket pranë, Interi duhet të synojë Europën e madhe.

PËRFORCIM PËR EUROPËN - Kontrata është e vlefshme deri më 30 qershor 2022, paga pritet të rritet nga 11 në 13,5 milionë euro neto. Trajneri është i lumtur në “Appiano Gentile”, edhe për një raport me futbollist­ët që e konsideron “special”.

Do të nisë vitin e tretë me akoma më shumë motivim, me objektivin për të komanduar në Itali dhe për të hapur rrugë në Champions: kalimi i grupit do të jetë objektivi minimal, faza me eliminim direkt do të varet nga faktorë të ndryshëm, një pjesë e madhe jo të llogaritsh­ëm në fillim. Momentalis­ht nuk ka një datë të vendosur për takimin me drejtuesit, e lehtë të mendohet një programim në fund të sezonit, për të evituar që sezoni 2021-’22 të nisë në skadencë kontrate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania