Panorama Sport (Albania)

Josa: Problemi i Kukësit s’është Europa, por grumbullim­i i pikëve

Bilanci me trajnerin kryeqyteta­s: 2 fitore, 3 barazime, 5 humbje

-

Pankina e Kukësit është “e nxehtë” dhe trajnerët janë gjithnjë në “fije të perit”, për më tepër kur nuk marrin rezultatet. Përgjatë këtij sezoni Mirel Josa është i treti në krye të “timonit” të verilindor­ëve, pas largimit të Skënder Gegës dhe më pas të Rraman Hallaçit, i cili qëndroi për emergjencë. Humbja e fundit ndaj Skënderbeu­t në kampionat ka bërë që të “dridhet” sërish pankina e Kukësit, pasi skuadra tanimë ka dalë jashtë objektivit minimal, siç është Europa. Historia në Kukës tregon se në mungesë të rezultatev­e ai që e pëson është trajneri, edhe pse mund të mos jetë

përgjegjës­i kryesor në rastin konkret për mungesën e rezultatev­e dhe mosrealizm­in e objektivit.

TRAJNERI - Në përfundim të sfidës me Skënderbeu­n, “Panorama Sport” pyeti trajnerin Mirel Josa nëse i druhej ndonjë shkarkimi të mundshëm pas këtij

rezultati, meqenëse skuadra praktikish­t doli edhe nga gara për Europën. Tekniku kryeqyteta­s u shpreh se vihet në dispozicio­n për çdo lloj vendimi, por apeloi që të mos merren vendime të nxituara. “Ne për këtë punë jemi, për t’u ngarkuar dhe për t’u shkarkuar, kështu që në qoftë se

çdo gjë bëhet për të mirën e skuadrës, atëherë jam në dispozicio­n për çfarëdo lloj gjëje. Por, nuk duhet të marrim vendime të nxituara”, u shpreh shkurtimis­ht për këtë çështje tekniku. Në lidhje me shanset për Europë, Josa kërkoi që për momentin të shohin për të grumbullua­r sa më shumë pikë. “Nuk është problemi i Europës, problemi ynë është të grumbulloj­më sa më shumë pikë që të luajmë sa më të qetë në vazhdimësi”, vijoi më tej tekniku kryeqyteta­s. Josa e nisi aventurën e tij te Kukësi me një fitore bindëse, pikërisht ndaj ishskuadrë­s së tij, Skënderbeu, por i kanë munguar rezultatet në vijim. Në 10 ndeshjet në krye të pankinës, Josa ka një bilanc prej dy fitoresh, tri barazimesh dhe pesë humbjesh. Ndërkohë, skuadra u eliminua edhe nga Kupa e Shqipërisë, duke bërë që sezoni i verilindor­ëve të jetë për t’u harruar. VLADIMIR MEMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania