Panorama Sport (Albania)

Goleadë e Partizanit, bie Vllaznia

Të kuqtë fitojnë thellësish­t derbin ndaj Dinamos, Shkëndija e Tiranës thyen shkodranët

-

Spektakël i të kuqve, zhytet Dinamo

PARTIZANI – DINAMO 7-0 GOLAT: Meli 21’, Çarçani 34’, Abdullaj 47’, 64’, Shiba 49’, Shakaj 81’, 86’ PARTIZANI: Hoxha, Çarçani, Abdullaj (Reçi 67’), Koldashi (Dezhgiu 44’), Meli, Buxhelaj, Shiba (Mata 59’), Nikolla (Shakaj 59’), Metaliaj, Spahiu, Zere (Perlala 44’). Trajner: R.kalari DINAMO: Shkoza, Hoxha, Ciku (Toska 53’), Qoshku, Hasa (Ymeraj 61’), Murataj, Sulka (Lime 46’), Kullolli (Merxhushi 56’), Saliu, Kurtulaj (Ismaili 60’), Alushi. Trajner: B.kadiu GJYQTARË: F.xhemalaj, A.demiraku, F.behari (Durrës);

KARTONË TË VERDHË: Nikolla 25’, Koldashi 40’, Metaliaj 59’ / Hoxha 28’, Kurtulaj 43’ KARTON I KUQ: Alushi 33’

Derbi kryeqyteta­s mes Partizanit dhe Dinamos vishet i kuq. Skuadra e drejtuar nga Reinaldo Kalari ka shkëlqyer ndaj bluve, duke dhuruar spektakël dhe shënuar plot 7 gola. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Olimpik” në Yrshek, “demat” e rinj kanë dominuar totalisht lojën. Që në minutën e 21-të ka qenë mbrojtësi Meli, i cili ka kaluar në epërsi të kuqtë. Në pjesën e parë pati vend edhe për golin e kapitenit Çarçani. Dinamo nuk kishte forcë reagimi, por në të

njëjtën kohë linte hapësira në mbrojtje, që u shfrytëzua­n në maksimum nga Partizani. Që në fillimin e pjesës së dytë Abdullaj shënoi golin e tretë. Pa kaluar dy minuta nga ky gol, Shiba i katërfisho­i shifrat. Abdullaj bëri dopietë, ndërsa fundi i lojës ishte për Shakajn, i cili në një hark të shkurtër kohor arriti të shënonte gjithashtu dy gola. Pas këtij triumfi, duke parë edhe rezultatet e rivalëve, Partizani është tashmë vetëm 5 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Vllaznia. ABDULLA DUSHKU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania