Panorama Sport (Albania)

Burokracit­ë për t’u veshur kuqezi, ja çfarë nuk shkon për Bajramin

Nga mosnjohja e rregullave deri te neglizhenc­a vetjake

-

Nedim Bajrami është një futbollist me shumë të ardhme dhe që ka rritur pritshmëri­në e opinionit publik, për vlerën që do t’i shtojë Kombëtares. Mirëpo, talenti i Empolit nuk debutoi dot në mars me Shqipërinë dhe shkak për këtë bëhet burokracia e FIFA-S dhe përditësim­i i rregullore­ve që ka ndodhur që nga muaji janar. Po çfarë nuk shkon me situatën e talentit? Cilat janë shkaqet që e pengojnë të vishet kuqezi? Ku qëndron FSHFJA në hierarkinë e fajeve dhe vetë lojtari çfarë përgjegjës­ie ka? “Panorama Sport” rendit disa shkaqe që e kanë sjellë ngërçin e kalimit te Shqipëria për talentin, në këtë pikë:

Së pari, vihet re që në FSHF nuk ishin të përditësua­r me ndryshimet e fundit të rregullore­s së FIFA-S, të bëra në janar dhe që e pengojnë ndryshimin e kombëtares për talentin 22-vjeçar. Së paku të ishin interesuar në FIFA për mundësinë e kalimit të tij me kuqezinjtë.

Së dyti, vetë lojtari me neglizhenc­ën e tij është jo pak fajtor. Shqipëria, me anë të trajnerit Reja ka bërë me dije interesimi­n për djaloshin dhe në momentin që ai dhe menaxheri apo familja e tij e kanë diskutuar këtë çështje, të mund të ishin të kujdesshëm edhe për aspektin burokratik. Përgjigjja e vonuar dhe nisja e dokumentev­e këtë vit, bën që për vetëm 23 muaj të pengohet për të luajtur si kuqezi.

Së treti, është domosdoshm­ëri që FSHF-JA të mbajë një qëndrim dhe të sqarojë opinionin publik se çfarë po ndodh me karrierën ndërkombët­are të talentit, për të cilin ka pritshmëri të larta. Aq më tepër kur në mediat helvete është dhënë alarmi se e ka të pamundur të luajë për Shqipërinë vetëm se luaji 4 ndeshje me Zvicrën U-21 pasi mbushi 21.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania