Panorama Sport (Albania)

Energji latine, Kale dhe Torasa: Torasa: Besojmë Besojmë te te titulli titulli Ju - copëtuesit e sportit shqiptar

Shehi ka dy dilema për në Korçë, Batha: Kampionat i frikshëm

- Nga BESNIK DIZDARI

Nuk mund të përcaktoj ndryshe, teksa më ndalen sytë te “koreografi­a” e kampionate­ve kombëtare të Republikës së Shqipërisë në futboll, basketboll e volejboll. 10 skuadra në kampionati­n kombëtar të futbollit, me më shumë se gjysmën e qyteteve më futbollist­ike jashtë tij! Vetëm 10! Dhe vetëm 10 tash 7 vjet rresht! Herë mbas here e prapë tashti, nuk i keni lënë pa copëzuar apo flakur tej, duke i lejuar të bien gati të gjitha: me Dinamo e Partizan, me sportklub Tiranë e Vllazni, me Flamurtar e KS...

Nuk mund të përcaktoj ndryshe, tek sa më ndalen sytë te “koreografi­a” e kampionate­ve kombëtare të Republikës së Shqipërisë në futboll, basketboll e volejboll. 10 skuadra në kampionati­n kombëtar të futbollit, me më shumë se gjysmën e qyteteve më futbollist­ike jashtë tij! Vetëm 10! Dhe vetëm 10 tash 7 vjet rresht! Herë mbas here e prapë tashti, nuk i keni lënë pa copëzuar apo flakur tej, duke i lejuar të bien gati të gjitha: me Dinamo e Partizan, me sportklub Tiranë e Vllazni, me Flamurtar e KS Elbasan, me Besë e Tomor, me KS Lushnjë e Luftëtar. E tash ndoshta edhe me Skënderbe, që po t’i vëmë me emrat e qyteteve, kjo do të thotë Tiranë e Shkodër, Vlorë e Elbasan, Berat e Kavajë, Lushnjë e Gjirokastë­r. Dhe nuk u tronditet sadopak shikimi apo vështrimi. Kjo vjen ngaqë mungon mendimi apo meditimi. Dhe pa këto nuk mund të ketë as shikim dhe as vështrim për së mbari.

“Punë e madhe!” Kështu thoni me siguri, sepse në Kategorinë II kanë zbritur edhe Juventusi e Milani të Italisë. Kujtoni se ka naivë që besojnë se Kategoria II e Shqipërisë është njëlloj si profesioni­stja e fuqishme që atje quhet Seria B.

Por copëzimi juaj nuk mbaron këtu. Vështroni vetëm pamjen e kësaj jave dhe shkoni në Kategorinë II të futbollit - që ju në mënyrë të gënjeshtër­t vazhdoni ta quani Kategori I. Dhe pa pikë zori keni sendërtuar katër copëzime fëminore. Grupi A me dy copëzime, “play off” me vetëm 4 skuadra e “play out” me vetëm 5 skuadra. Dhe mandej Grupi B me “play off” po me vetëm 4 skuadra dhe “play out” po me vetëm 4 skuadra.

E kështu, në një nga këto “play out” kemi tri qytete të famshme të futbollit për ne: Vlorë, Elbasan e Lushnjë. Dhe për çka? Jo për t’i shpallë kampion të Shqipërisë, por për t’i përjashtua­r edhe nga kampionati i Kategorisë II! A vërtet jeni kaq të mjerë saqë nuk e kuptoni që kësisoj, këto skuadra të këtyre qyteteve nuk kanë pikë dëshire të dalin në fushën e lojës përderisa do të luajnë për një shpëtim po të mjerë? Dhe kush? Elbasani që nuk ka asnjë fitore, po vetëm 1 barazim në 15 ndeshje. Apo Flamurtari i Vlorës që ka 10 humbje në 15 ndeshje? Dhe të luajnë me gëzimin po fëminor të gjoja shpëtimit “fatlum” që të mbesin përsëri në Kategorinë II, pra jo në kampionati­n kombëtar të parë të Shqipërisë?...

Ndërkaq, atje tej copëzimi ka izoluar me plot “mirësi” vetëm Dinamon. Dhe nën shoqërinë e Burrelit, Peshkopisë e Vorës, pra. E shihni ku keni mbërritur?! E nëse prapë do t’ju lënë në këtë organizim, skuadra që do të kthehet në kampionati­n e Shqipërisë apo Superligën tuaj të Shqipërisë e cila nuk ka asgjë “super”, do të mund të mbërrijë vetëm një qytet futbollist­ik: ose Kavaja, ose Berati. Sigurisht nëse këtë do ta lejojë kryesuesja Egnatia e Rrogozhinë­s.

Kjo do të thotë se pa mëshirë do të vazhdoni të copëtoni përtej, Beratin e Kavajën, Vlorën e Elbasanin, Gjirokastr­ën e Lushnjën. Ndërsa keni shërbëtorë që gati nuk thërrasin në kupë të qiellit se ky është kampionati më i bukur i dekadave të fundit, sivjet edhe ngaqë u bënë 5 skuadra që synojnë titullin. Sepse, ju dhe servilët që ju propagando­jnë, kujtojnë se një kampionat futbolli ka vetëm një qëllim: të shpallë skuadrën kampione. Të tjerat, me qytetet futbollist­ike të copëtuara tejendanë, nuk kanë pikë rëndësie. Dhe ju që ndoshta gëzoheni me plot katër copëtimet e famshme të “play off” e të “play out” në dy grupe pra, me vetëm nga dy, e shumta tri ndeshje në javë për secilin copëtim. Kaq poshtë keni rënë!

Mandej, kur shkojmë te basketboll­i e volejbolli, këtu copëtimet janë vërtet përtej historisë.

Basketboll me “superligë” (emërtim nënshtrues si imitim i futbollit) me vetëm 6 skuadra! Kampionat i “kategorisë së parë” me vetëm 6 të tjera. Për fat, femrat e Kategorisë I paskan 8 skuadra. Dhe ec e merre vesh pse kjo nuk quhet “superligë” si te meshkujt.

Kur kalojmë te volejbolli, këtu kemi: volejboll femra Grupi A me 6 skuadra; volejboll Grupi B po me 6 skuadra. Andej, Shkodra, Elbasani e Vlora. Këndej Tirana, Korça e Durrësi. Të ndara pra, që dikur pritshin njëri-tjetrin në qytetet e tyre plot dëshirë e ambicie të bukura. Tash copëtimi ua ka ndaluar të takohen. Shko mandej te copëzimi a copëtimi i skuadrave të meshkujve ku pa ndalë frymë po përfundon një orë e më parë me “play off”-in që këtu nuk ka lindë simbas modelit të NBA-SË amerikane, por simbas modelit të grupeve mikroskopi­ke të copëtimit sportiv shqiptar.

Ndërkaq, duke iu rikthyer kampionati­t kombëtar të cunguar të futbollit, nuk di se sa vjet u bënë që në Berat nuk shkon Tirana e Shkodra. Apo Partizani, i cili kur më 1958 fitoi argjendin e Lajpcigut sapo u kthye nga Gjermania shkoi e luajti në Berat për kampionati­n e Shqipërisë ku e priti gjithë qyteti. Ndeshja përfundoi barazim 0-0. Festë madhështor­e.

Sot ju nuk keni më festa kësisoji në qytetet tona futbollist­ike. Keni vetëm “artificial­in” që quhet “derbi i kryeqyteti­t”, natyrisht pa asnjë vlerë mirëfillim­i për pompozitet­in që kërkoni t’ia mbështilln­i. Pak më tej keni stadiumin europian që quhet “Elbasan Arena”, por që u bënë 6 vjet që atje nuk shkojnë asnjë prej skuadrave fort mike për qytetin e Elbasanit: pra as Tirana, as Shkodra, as Durrësi, as Vlora. Shkon rregullish­t Kukësi jo për t’u ndeshur me skuadrën qytetare të Elbasanit dy herë kampione e Shqipërisë dhe një nga themeluese­t e kampionati­t të Shqipërisë, por për ndeshjen “asnjanëse” të tij. Ngaqë Shqipëria shkëlqen me skuadra të cilat nuk luajnë për një kampionat të tanë në qytetin e tyre.

Dhe kështu, ju me copëtimin tuaj keni ndarë qytetet më sportive të Shqipërisë, kur dihet se sporti veç bashkon. E, në këtë bashkim, sigurisht nuk hyn zgjedhja e presidenti­t të Ligës Kombëtare të Futbollit e cila nuk ekziston, zgjedhje për të cilin, një ditë lexova gati një faqe gazetë kushtesh, a thua se po zgjidhej kryetari i OKB-SË. Dhe papritmas, mësova se në kampionati­n e Shqipërisë do të mbërritka me padurim i ashtuquajt­uri VAR, për të përcaktuar nëse është 11-metërsh apo nuk është 11-metërsh, nëse është jashtë loje apo nuk është jashtë loje. Se ky qenka problemi i futbollit në Shqipërinë e vogël, modeste, të varfër. E ky “VARI” kushtoka miliona, miliona që fort bukur mund të përdoreshi­n për të rikthyer me dinjitet në kampionat qytetet e Shqipërisë.

Po mirë, çfarë të keqe do të kishte që në kampionati­n kombëtar të Basketboll­it dy skuadrat e Durrësit me të Shkodrës, të Tiranës, të Elbasanit, të Korçës, të Vlorës e të Partizanit të ishin në një grup, e të kishim një kampionat kombëtar të basketboll­it apo të volejbolli­t me 10 skuadra”?

E, këtu po më pëlqen të kujtoj përbërjen e një kampionati të dikurshëm të basketboll­it për meshkuj, atë 1984-‘85, ndër më të bukurit në histori. Po e bëj përmes renditjes që ishte kjo:

PARTIZANI / Tiranë 34 pikë, 17 NËNTORI / Tiranë 34, DINAMO / Tiranë 30, LABINOTI / Elbasan 30, VLLAZNIA / Shkodër 27, APOLONIA / Fier 26, LOKOMOTIVA / Durrës 25, SKËNDERBEU / Korçë 23, STUDENTI / Tiranë 22, FLAMURTARI / Vlorë 21.

Plot 10 skuadra në një grup të vetëm, me kryeqyteti­n Tiranë dhe me të gjitha skuadrat e qyteteve më basketboll­istike të Shqipërisë. Dhe me Studentin mbarëkombë­tar të Universite­tit të Republikës.

E sot? Copëtim apo copëzim, veçim, mosbashkim, ndarje, largim. Copëtim që mbërriti deri aty sa që e lanë vitin 2021 pa kampione në basketboll e volejboll. Ky është copëtimi i vetë historisë. Mirëpo, harrojnë që ka gazetarí e cila nuk e lejoi dhe nuk ka për ta lejuar që vitit 2021 t’i mungojnë katër skuadra kampione të dy ndër sporteve më popullorë të Shqipërisë. Dhe dihet se çka është fuqia e gazetarisë, pushteti i katërt, siç e kanë quajtur, që është disa herë më i fuqishëm se pushteti i çdo federate sportive.

Mirëpo, ju jeni copëtues të pamëshirsh­ëm, ndarës emblematik­ë, veçues “par excellence”.

Dhe a e dini pse jeni të tillë?

Sepse shteti apo qeveria e ministria bashkë ju kanë braktisë. Pa harruar KOKSH-IN gjasme të shpirtit olimpik, shpirt ky që kurrë nuk ndan, por vetëm bashkon. Të gjithë këta nuk duan të dinë për ju dhe as ju nuk doni të dini për ta. Ju meritoni regjimin e diktaturës që shqiptarët e përmbysën, ai që jua fuste këmbët në një këpucë e jua dridhte shtatin edhe për një ndeshje të vetme, edhe për një arbitrim të vetëm, edhe për një gol të vetëm.

Me sa duket, këtë meritoni ju. Ju që tash shpërdoron­i lirinë e pavarësinë federalist­e të demokracis­ë dhe shndërrohe­ni në copëtues, duke izoluar gjënë më të bukur të historisë sonë sportive, takimet e pandalshme midis qyteteve më sportive, miqësitë midis tyre, shkëmbimin e përvojës sportive aq qytetare – një traditë e mrekullues­hme e sportit kombëtar, që ju po e shuani.

Dhe kështu ju keni vendosur që për 6 a 7 vite rresht Shkodra të mos të shkojë tek Elbasani dhe Elbasani të mos shkojë te Shkodra. Që Durrësi të mos shkojë te Vlora e Vlora të mos shkojë te Durrësi. Që Tirana të mos shkojë te Kavaja e Kavaja të mos shkojë te Tirana. Këta jeni ju!

Dhe veproni kështu, sepse nuk keni frikë askënd. Pra, as shtetin dhe as qeverinë, se ministrinë jo e jo, të cilët ju kanë braktisur. E, për sa i përket opinionit publik qytetar, ndoshta nuk e dini se ky ekziston sado pak.

Duket që kjo ju pëlqen, sepse kështu ndiheni diktatorë të sportit kombëtar. Ndonëse më shumë ndoshta ndiheni “vetëqeveri­sës” të pakufishëm. Jo si vetëqeveri­sja e Josip Broz Titos, që edhe pse ua siguronte vetëqeveri­sjen e pavarur republikav­e e deri dhe Kosovës, prapë se prapë Lidhjen e Komunistëv­e e kishte aty, brenda tyre, por gjithnjë me qendër urdhëruese në Beograd. Ndërsa ju vetëqeveri­seni në mënyrën më “origjinale” të mundshme, çka na ka sjellë copëzimin, izolimin ndërqytetë­s të sportit kombëtar. E të vjen keq që u bënë do kohë që edhe Kosova sportive, nga dashuria për Nënën Shqipëri, ju ka imituar keqas në këtë copëzim. Në vend që të shkojë e të marrë përvojë po aty afër, në Kroaci apo Slloveni, për të pa se si organizohe­n për së mbari kampionate­t kombëtare që nuk ndajnë, por që bashkojnë.

Dhe befas tek mbërrijmë te një copëtim apo copëzim tjetër, “sui generis”: te Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) i cili po nxitoka të bëjë zgjedhjet e tij pak ditë para zgjedhjeve elektorale parlamenta­re. Do të mblidhka asamblenë shpejt e shpejt ku me sa duket, do të shkëlqejë edhe këtu një tjetër copëzim i llojit. Sepse nuk besojmë që kjo asamble do të ketë përfaqësue­s prej çdo prefekture të Republikës dhe prej gjithë bashkësive sportive të rretheve apo qyteteve kryesorë të Shqipërisë. Tiranës, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Gjirokastr­ës, Beratit... Apo të të gjitha grupeve sportivo-sociale të kombit.

Na mban një shpresë megjithatë, që edhe këto ditë të mund të dalin forca që do t’i ndalin këto zgjedhje ose do të dalin forca, që, bie fjala, do të zbulojnë se shumica e “olimpistëv­e” asambleist­ë apo synues për t’u zgjedhur janë emra të partisë në pushtet, në mënyrë që një dinakëri e tillë të shkërmoqet. Po ashtu, siç do të duhej të ndalohej e të shkërmoqej edhe nëse mbas një muaji të vijë në pushtet një parti tjetër që do të synonte edhe ajo që njerëzit e saj të rrëmbejnë kreun e olimpizmit shqiptar. Ndryshe copëtimi apo copëzimi, ngushtësia, veçimi apo ndarja edhe e olimpizmit shqiptar, me të cilin ka vite që pakkush merret prej shtetit e qeverisë shqiptare, do të ishte edhe më i palejueshë­m.

“Copëtim apo copëzim, veçim, mosbashkim, ndarje, largim. Copëtim që mbërriti deri aty sa që e lanë vitin 2021 pa kampione në basketboll e volejboll. Ky është copëtimi i vetë historisë. Mirëpo, harrojnë që ka gazetarí e cila nuk e lejoi dhe nuk ka për ta lejuar që vitit 2021 t’i mungojnë katër skuadra kampione të dy ndër sporteve më popullorë të Shqipërisë. Dhe dihet se çka është fuqia e gazetarisë, pushteti i katërt, siç e kanë quajtur, që është disa herë më i fuqishëm se pushteti i çdo federate sportive.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania