Panorama Sport (Albania)

Pirlo pranon: E dija për takimin Anjeli-alegri

Trajneri i Juves: Unë dhe presidenti nuk kemi sekrete “Me Napolin nis rruga ime për ta merituar konfirmimi­n”

- PËRGATITI: LEDIO NASE

“Jam njoftuar nga vetë presidenti për tak imin me Alegrin dhe është normale, përtej futbollit, miqësia mbetet”. Në vigjilje të Juventus-napolit, trajneri bardhezi Andrea Pirlo ka komentuar kështu takimin mes presidenti­t të klubit Andrea Anjelit dhe Masimilian­o Alegrit, që ka gjeneruar shumë zëra lidhur me të ardhmen e tij. “Është sikur unë të darkoja me Maldinin dhe ditën tjetër të dilte lajmi që do të bëhem trajner i Milanit. Unë kam një kontakt të përditshëm me presidenti­n, themi gjithmonë gjërat që ndodhin. Kemi këtë tip raporti, isha në dijeni të këtij takimi dhe të besimit që më jep qetësi. Më pas është normale që rezultatet të ndryshojnë punën e trajnerëve, pra do të më takojë mua ta bëj të mundur që të jem trajner edhe vitin e ardhshëm”.

VENDIMTARE - Vendimtare për të ardhmen? Ndërkohë Pirlo thotë që ndeshja me Napolin nuk është e tillë për garën e Ligës së Kampioneve: “Vendimtare jo dhe as më e rëndësishm­ja, por një sfidë mes dy skuadrave me të njëjtat objektiva dhe të njëjtën dëshirë për të fituar. Presioni ekziston, jemi të mësuar ta kemi. Fillimisht ishte për të luftuar për vendin e parë, tani për një vend në Ligën e Kampioneve. Do të jetë thelbësore për klasifikim­in ndaj një ekipi që po kalon një moment të bukur dhe do të vijë për të regjistrua­r rezultat. Kemi të njëjtën ambicie, presim një ndeshje të hapur ku skuadrat duan të imponojnë lojën e tyre”. Në fazën e parë nuk u luajt për dy rastet pozitive të Napolit, tani Juventusi ka tri, por Pirlo ka komentuar: “Ne gjithmonë respektojm­ë protokolli­n, jemi në sintoni me atë që thotë Agjencia Sanitare Lokale. Do të veprojmë si gjithmonë, do të paraqitemi të luajmë ndeshjen”.

DIBALA - Në ndeshje do të jetë Dibala për herë të parë pas thuajse tre muajsh nga hera e fundit, më 10 janar: “Për fat Paulo ndihet mirë, është stërvitur me grupin, ka rinisur të luajë duke mos ndier dhimbje. A mund të luajë nga fillimi? Po, po, e konsideroj të rikthyer gati, normale të mos ketë 90 minuta në këmbë, por fakti që e kemi për ne është i rëndësishë­m”. Në portë nuk ka pushim për Sheznin: “Sepse pas një paraqitjej­e të shëmtuar ekziston gjithmonë dëshira e ringritjes dhe është e drejtë që shfaq vlerën e tij efektive me Napolin”.

DHOMAT E ZHVESHJES - Trajneri i Juves në vështirësi flet edhe për mbështetje­n e dhomave të zhveshjes: “Ndiej besimin e lojtarëve. Jemi në kontakt të përditshëm. Mbi këtë jam i qetë. Më ndjekin dhe kanë dëshirë të ringrihen, e dinë që nuk po kalojmë një moment të mirë dhe janë të parët që ndihen të trishtuar. Nuk kam pasur mundësi të qartësohem sepse kam ndier gjithmonë besimin e tyre. Duhet t’i falënderoj sepse në momentet e vështira më kanë dhënë gjithmonë një mbështetje të madhe”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania