Panorama Sport (Albania)

Konte jep urdhrin: Tani duhet të mbyllim kampionati­n

Sot Interi rikuperon javën e 28-të me Sasuolon “Lautaro ka të ardhme të madhe, varet nga ai”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Sfida me Sasuolon do të vlejë për t’u distan cuar më tepër në klasifikim dhe për të bërë hapa të rëndësishë­m përpara drejt titullit. Antonio Konte nuk dëshiron shpërqendr­ime drejt objektivit nga Interi i tij. “Po arrijmë gjëra të rëndësishm­e, – ka komentuar trajneri zikaltër në vigjilje, - tani duhet të plotësojmë rrugën”. Në sulm pritet gjithmonë Lukaku që ka ekzaltuar grupin: “I rëndësishë­m është gjithmonë koncepti i ‘ne’ që vjen përpara ‘unë’. Lojtarët e kanë kuptuar”.

Ndeshja e fazës së parë ishte ajo e kthesës edhe nga pikëpamja e soliditeti­t në mbrojtje?

Zakonisht, nëse dëshiron të bësh kampionate si protagonis­t, duhet të ketë ekuilibër. Nga fillimi i sezonit kemi pësuar shumë gola sepse nuk kishim ekuilibrat e duhur, më pas dalëngadal­ë kryem disa vlerësime së bashku me lojtarët për të gjetur formulën më të mirë.

Sa do të ndikojë fakti që keni pasur pak kohë për të rikuperuar?

Deri në pikën e duhur, për ne dhe Sasuolon. Jemi mësuar me faktin që luajmë çdo tri ditë, në këtë rast katër. Përtej rikuperimi­t, e rëndësishm­e është të kesh entuziazëm dhe dëshirë.

Interi vrapon mesatarish­t 113 kilometra për ndeshje, askush si ju. Sa e rëndësishm­e do të jetë kjo në sprintin final?

Forma fizike është e rëndësishm­e në çdo rast, lojtari duhet të ndihet mirë gjatë ndeshjes. Përtej mesatares, e rëndësishm­e është të vrapohet gjithmonë në mënyrën e duhur, në fazën me dhe pa top.

Ndodheni në vendin e parë në raportin goditje në portë/gola të shënuar. Skuadra është cinike siç dëshironit?

E rëndësishm­e është të shfrytëzoh­en rastet që krijon. Jemi skuadra që krijon më shumë në zonën kundërshta­re, kur rastis momenti i duhur duhet të përpiqesh të shënosh, edhe pse maksimumi barazon, nëse të shkon mirë.

Lukaku pas Bolonjës u shpreh se nuk do të ishte askushi pa skuadrën...

Në të gjitha skuadrat të mendosh me “ne” është aspekti më i rëndësishë­m,

edhe pse individi nuk bën skuadrën të fitojë. Është grupi ai që ekzalton individin, lojtarët e kanë kuptuar dhe po punojnë në këtë drejtim.

Sa është rritur Lautaro në fazën mbrojtëse?

Është rritur në gjithçka,

me dhe pa top, në mbajtjen e topit, në sulmin e thellësisë. Ashtu si të tjerët, ka bërë përmirësim­e vërtet të rëndësishm­e, tani duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Duke llogaritur moshën e re, ka një të ardhme të madhe përpara, do të varet nga ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania