Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Calja, dy medalje në Europian

SHTANGË/ Bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje, shtërmenas­i ngjit flamurin kuqezi në podium I pafat në stilin e shkëputjes, humbet medaljen e bronzit për 100 gr peshë trupore

- ARTIN LLESHAJ

Briken Calja vijon ta ngjisë flamurin tonë kombëtar në podiumet e aktivitete­ve madhore ndërkombët­are. Peshëngrit­ësi shtërmenas i dhuroi Shqipërisë një medalje argjendi dhe një bronzi në Kampionati­n Europian që po mbahet në Rusi, duke shënuar një tjetër paraqitje historike për shtangën kuqezi. Medaljet mund të ishin tri, por Calja ishte i pafat pasi për vetëm 100 gram peshë trupore humbi bronzin në stilin shkëputjes. Ndonëse na ka mësuar “keq” me medalje të arta të përvitshme në Europian, rezultati i djeshëm mbetet një arritje e shkëlqyer për peshëngrit­ësin shtërmenas dhe për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një event ku marrin pjesë shtangistë­t më të mirë të kontinenti­t, që përfaqësoj­në shtete me infrastruk­turë dhe investime shumë herë më të mira se Shqipëria.

KATEGORIA 74 KG, GARA – Briken Calja e filloi mbarë, teksa kaloi me sukses provën e parë me 152 kg në stilin e shtytjes. Duke parë rezultatet e rivalëve, 31-vjeçari tentoi 157 në provën e dytë, por nuk dështoi. Ashtu sikurse edhe në provën e tretë, duke e mbyllur shtytjen me 152 kg, po aq sa Andrev Bozhidar, por bullgari kishte peshë trupore 100 gram më të ulët se Calja, duke i rrëmbyer kështu medaljen e bronzit. Ndërkohë, medalja e artë në këtë stil shkoi për turkun Ismailov (160 kg), ndërsa argjendi për moldavin Robu (156 kg). Më pas ishte radha e shtytjes, aty ku Calja e nisi me 183 kg. Edhe pse e ngriti lart, shtangisti kuqezi nuk arriti ta mbante. Megjithatë, në provën e dytë Calja ia doli me sukses të ngrinte 184 kg, rezultat që i siguroi medaljen e argjendit në këtë stil. Tentoi më pas me 188 kg në provën e fundit, por nuk ia doli. Medalja e artë në stilin e shtytjes shkoi për gjermanin Lang (185 kg), ndërsa bronzi për spanjollin Sançez (183 kg). Ndërkohë, me 336 kg në dygarësh Briken Calja fitoi bronz duke e dërguar në dy numrin e medaljeve. Kampion Europe në dygarësh u shpall turku Ismailov (341 kg), ndërsa në vend të dytë u klasifikua moldavi Robu (339 kg). Më pas ishte radha e ceremonisë, aty ku Briken Calja u shfaq tepër i emocionuar, teksa u ngjit dy herë në podium me flamurin tonë kombëtar. Kështu, Shqipëria e dërgon në tre numrin e medaljeve të fituara në Kampionati­n Europian, ku më parë edhe Evangjelia Veli kishte arritur që të siguronte bronz në stilin e shkëputjes. Sot do ta kenë radhën për të garuar Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, ndërsa nesër Krenar Shoraj do të mbyllë konkurrimi­n për Shqipërinë në Europian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania