Panorama Sport (Albania)

Çmontohet sulmi, pas Levës COVID-I bllokon Gnabrinë

Pas Levës edhe Serzh jashtë, Flik var shpresat te Çupo-moting

-

Nuk kanë fund telashet për Bajer nin, para sfidës me PSG-NË në Ligën e Kampioneve, e cila do të zhvillohet ditën e sotme.

Pas Robert Levandovsk­it, Korrentë Tolisosë dhe Duglas Kostës, tashmë Flik do të bëjë në ndeshjen e sotme në Mynih edhe pa Serzh Gnabrinë. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Koronaviru­s ditën e djeshme dhe është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij. Pas dy testeve të kryera, Gnabri në të dyja rastet doli pozitiv dhe tashmë është i detyruar të qëndrojë në karantinë. Gjermani humb kështu ndeshjen e parë me PSG-NË për çerekfinal­en e Ligës së Kampioneve, por me shumë mundësi edhe atë të kthimit, e cila do të zhvillohet një javë më vonë.

Kujtojmë se Gnabri kishte rezultuar me Koronaviru­s edhe në muajin tetor të vitit të kaluar, teksa tashmë i ka ndodhur e njëjta gjë dhe duhet të qëndrojë në karantinë. Edhe pse në fillim u bë fjalë vetëm për një dhimbje fyti, skuadra gjermane nuk e lejoi lojtarin të stërvitej duke shmangur një përhapje të virusit te shokët e skuadrës. Ndonëse, këta të fundit pritet të bëjnë një test ditën e sotme për të parë nëse përveç Gnabrisë ka edhe lojtarë të tjerë të infektuar. Mungese tjetër e rëndësishm­e është edhe ajo e Levandovsk­it. Polaku pësoi një dëmtim në ndeshjet me kombëtaren e tij dhe do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për gati katër javë. Sulmi i skuadrës së Bajernit tani është në dorë të Erik Çupo-motingut. Kamerunasi i lindur në Gjermani ishte pjesë e Parisit në sezonin e kaluar dhe sot i ka të gjitha mundësitë për të treguar se Bajerni bëri zgjedhjen e duhur për ta transferua­r në Mynih si zëvendësue­s të Levandovsk­it. Mungesa e Gnabrisë prishi të gjitha planet e trajnerit Hansi Flik pasi tekniku gjerman kishte si opsion vendosjen e lojtarit në majën e sulmit, një rol të cilin ai e ka bërë edhe te kombëtarja e Gjermanisë në të shkuarën. Gjithsesi, ky opsion nuk është më i mundshëm dhe klubi duhet t’i besojë 32vjeçarit kamerunas që në këtë sezon ka shënuar 2 gola në pesë ndeshjet e luajtura në Champions, edhe pse jo të gjitha si titullar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania