Panorama Sport (Albania)

Rekord negativ në elitë, Kukësi s’fiton prej 7 ndeshjesh radhazi

Në takimet si pritës skuadra e Josës ka një ritëm për mbijetesë

- VLADIMIR MEMA

Skuadra që e ka vuajtur më shumë faktorin fushë këtë sezon, të paktën edhe nga pikët e grumbullua­ra dhe paraqitjet e zhvilluara, duket se kanë qenë verilindor­ët e Kukësit, të cilët thuajse kanë dalë nga gara edhe për Europën. Në mungesë të një stadiumi, për shkak se “Zeqir Ymeri” po rikonstruk­tohet dhe ende nuk mund të thuhet kur do të jetë gati, Kukësi preferoi që për të dytin sezon radhazi të kishte “shtëpinë” e tij “Elbasan Arena”-n. Mirëpo, duket se pikërisht ky stadium ka rezultuar një “mallkim” dhe janë pikët e lëna aty që e kanë nxjerrë skuadrën jashtë garës. Nga 32 pikë të grumbullua­ra në 26 javë kampionat, kuksianët vetëm 14 kanë koleksionu­ar si pritës, me një bilanc prej katër fitoresh, dy barazimesh dhe plot shtatë humbjesh. Edhe bilanci i golave është gjithashtu negativ, 10 të shënuar dhe 15 të pësuar.

Kukësi ka bërë më mirë në ndeshjet brenda vetëm në krahasim me dy ekipet që mbyllin klasifikim­in, Skënderbeu (7) dhe Apolonia (11). Gjithsesi, nuk mund të thuhet se kuksianët kanë bërë mirë edhe në transferta, ku kanë marrë 18 pikë, por duket se problemin më të madh e ka pasur në ndeshjet si pritës, aty ku çdo skuadër pret të bëjë diferencën me kundërshta­rët. Gjithsesi, faktori fushë është vetëm një nga problemet që ka hasur skuadra gjatë këtij kampionati. Kjo kurrsesi nuk mund të jetë një alibi për sezonin e dështuar.

HUMBJET

Disfata ndaj Skënderbeu­t këtë fundjavë bëri që të thyhej një tjetër rekord negativ për skuadrën këtë sezon, pasi për herë të parë në këto nëntë sezone që verilindor­ët militojnë në elitën e futbollit shqiptar, nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh radhazi, pa përfshirë këtu humbjen dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë kundër Teutës. Fitorja e fundit daton më 13 shkurt përballë Tiranës në transfertë, me rezultatin 02. Pra, ka afro 50 ditë që skuadra nuk provon shijen e fitores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania