Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, ja si Memelli karikon lojtarët

Trajneri i Skënderbeu­t motivon të tijtë, kërkon vazhdimësi­në edhe kundër Tiranës

-

Pas një fitoreje me shumë vlera, Skënderbeu është rikthyer në Korçë për të nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës, ndeshje që këtë herë do të ketë një tjetër shkallë vështirësi­e përballë Tiranës. Gjithsesi, fitorja e dytë radhazi dhe e treta në katër ndeshjet e fundit duket se ka rritur harmoninë dhe motivimin në kampin bardhekuq.

MEMELLI - Gjithsesi, ai që e ndien më shumë “rrezikun” e këtij motivimi është trajneri Migen Memelli. Pankina korçare ka meritën kryesore për gjetjen e gjuhës së motivimit për lojtarët pas një periudhe jo fort të mirë por nga ana tjetër ka detyrë të mbajë me këmbë në tokë ekipin e fryrë pas dy fitoresh tepër të rëndësishm­e. Kjo ka ndodhur edhe në seancën e një dite më parë. Pasi ka mbledhur të gjithë lojtarët rreth vetes Memelli ka falënderua­r për grintën dhe kontributi­n e dhënë në ndeshjen e fundit një e nga një të gjithë, por më pas është ndalur tek ndeshja e radhës, atje ku ka kërkuar përqendrim dhe impenjim maksimal.

FITORJA - “Vijmë nga një fitore me shumë peshë dhe jo me pak vlera, vlera të cilat ju i dini më mirë se kushdo. Ishte një fitore e rëndësishm­e për ne dhe ju falënderoj që keni dhënë kontributi­n maksimal në këtë takim. Por, puna jonë nuk mbaron këtu. E kemi thënë shpesh që çdo ndeshje për ne është një finale dhe si e tillë duhet vlerësuar në maksimum. Prandaj nuk është koha për të bërtitur fitore, por duhet të jemi të përqendrua­r. Duhet të shkundemi dhe të jemi me këmbë në tokë. Ajo që ka ndodhur me Kukësin ishte vërtet një rezultat pozitiv por tani ka kaluar dhe duhet ta harrojmë”. TIRANA – “Do të mendojmë për ndeshjen e radhës, pikërisht atë ndaj Tiranës. Është një tjetër ndeshje që kërkon impenjim maksima nga ne dhe një sforco tjetër për arritjen e objektivit tonë sezonal. Skënderbeu është një aset për këtë futboll dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për ta mbajtur këtu ku i takon. Prandaj të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të harrojmë se çfarë ka ndodhur”, u është drejtuar Memelli të tijve para nisjes së seancës stërvitore. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania