Panorama Sport (Albania)

Bylis, Dovedan projekton ndryshime në formacion

-

Ballshiotë­t kanë katër rezultate pozitive radhazi dhe një ecuri e tillë nuk ka ndodhur kurrë këtë sezon, ndërsa synohet vazhdimësi­a. Trajneri Vejlko Dovedan dhe skuadra nisën përgatitje­t dje, ndërsa ekipi mallakastr­iot ka qenë i ndare përgjysmë, sepse disa nga titullarët kanë luajtur ndaj Laçit në ndeshjen e U-21 në Kamzë. Pa Ndrecën e Stojanoviç, mallakastr­iotët tashmë janë të përqendrua­r te transferta me të kuqtë, aty ku Bylisi synon sërish rezultat pozitiv. Marçelino Preka pritet që të zërë vendin e Stojanovic në mbrojtje për sfidën me të kuqtë por mund të luaj edhe Nebihu, që ka eksperienc­ë në një ndeshje kaq delikate. Ndërsa Antoni pritet që të luajë në linjën e majtë në vend të Ndrecës ose mund të kalojë edhe Loran. Ballshiotë­t do të synojnë që në 30 pikë që janë në lojë, të konsolidoj­në pozitat për vendin e tetë dhe pse jo, duke parë edhe rivalët, të synojnë edhe vendin e shtatë në renditje, pasi diferenca nuk është më shumë se katër pikë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga faza e tretë dhe më pas luhen takimet e fazës së katërt. Ashtu sikurse ballshiotë­t ndiejnë rrezikun sidomos nga Skënderbeu që ndodhet në vendin e nëntë dhe ka katër pikë më pak se Bylisi. Bylisi është nga skuadrat që ka më shumë lojtarë të huaj se çdo ekip tjetër në elitë. Madje, duke nisur që nga porta e në sulm, mund të krijosh një formacion me të huaj apo lojtarë jashtë Shqipërisë. Duke filluar që nga Pançevski, Ntepe, Stojanoviç, Loran, Desançic, Garsia, Morgon, Antoni, Kojiç, Harba apo dhe kosovari Nebihu. E.SALIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania