Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi “terapi” sulmit, Tafili kërkesë FSHF-SË

Bizhdili nuk i ndahet ekipit, punohet për golin “Presim gjyqtar të paanshëm kundër Egnatias”

- FERIZ FERIZAJ

Nexhat Bizhdili nuk i është ndarë as dje Besës. Ai ka qenë i pranishëm në stërvitje, duke dëshmuar rëndësinë e 90-minutëshit që luajnë me Egnatian. Kërkohet vetëm fitorja dhe rrjedhimis­ht hapja e garës. Por, që kjo të ndodhë, duhet që të shënojnë. Kavajasit kanë vuajtur jo pak me golin në javët e fundit, ndaj edhe Artan Mërgjyshi është ndalur ndjeshëm te manovra sulmuese dhe finalizimi. Me ushtrimet e zhvilluara, u pa qartë se trajneri do të kërkojë golat jo vetëm nga Kaina e Peqini, por edhe nga mesfushorë­t Tafili, Lila, Zekolli e të tjerë. Pa dyshim që Alsid Tafili mbetet truri i lojës verdhezi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai analizon ekipin dhe ka edhe një kërkesë për FSHF-NË. “Siç e shihni, po punojmë specifikis­ht në përmirësim­in e saktësisë para portës. Sikur 50% të rasteve flagrante që kemi humbur t’i kishim realizuar, sot do të flisnim ndryshe. Përjashtua­r

ndeshjen me Tomorin, asnjë kundërshta­r nuk ka luajtur më mirë se Besa. Nuk na kanë mundur ata, por kemi mundur veten. Kundërshta­ri thjesht ka përfituar nga shpërdorim­i ynë i pafund i rasteve. Në fillim u

ndërtuam për ta kryesuar ne kampionati­n, por gabimet amatore na zbritën të 4-ët. Më falni për mungesën e modestisë, por është fakt, asnjë fanellë nuk peshon sa ajo e Besës në Grupin B. Jo më kot çdo kundërshta­r kur luan me ne dyfishon përpjekjet dhe dëshirën për të na mundur. Tani startojmë fazën e tretë dhe duhet të paktën të dëshmojmë me lojë e rezultate se vendi i 4-t ishte dhe është një ‘aksident’ për ne. Egnatia meriton gjithë respektin sikurse meritojnë edhe Tomori e Pogradeci. Me rrogozhina­sit jemi ndeshur dy herë dhe në asnjërën prej atyre sfidave nuk na kanë dominuar. Një barazim dhe më pas një humbje, që erdhi prej gjykimit aspak të drejtë. Shpresoj që të paktën këtë të diel në Luz të sjellin një gjyqtar të drejtë e të paanshëm”, përfundoi shkodrani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania