Panorama Sport (Albania)

Hysa drejt rikuperimi­t, Spaho: Flamurtari na ndali me fanellë

-

Ka rikthime te Lushnja. Pak ditë para përballjes me Elbasanin, plotësohet grupi. Qendërmbro­jtësi Aldo Bani ezauron skualifiki­min njëjavor, ndërsa sulmuesi Vilfor Hysa po shkon drejt rikuperimi­t. Pas një dëmtimi të përsëritur, këtë javë mund të zbresë në fushë. Lajme të mira ka edhe për qendërmbro­jtësin Adriatik Basha. 22-vjeçari do të heqë allçinë (pas dëmtimit që mori para 6 javësh në ndeshjen me Tomorin), ndonëse këtë sezon e ka mbyllur që tani. “Nesër do të heq allçinë, por ky sezon për mua ka përfunduar”, është shprehur Basha për gazetën. – Mikel Spaho analizon barazimin e fundit. Ai mendon se Flamurtari u mori një pikë me fanellë, ndërsa “qan” rastet e shpërdorua­ra. “Unë mendoj që Flamurtari na mori një pikë me fanellë. Lushnja me rastet që krijoi meritonte të fitonte, por humbëm mbi 4-5 raste për golin e tretë. Nga këndvështr­im im, them se ndeshja me Elbasanin është e vështirë. Luhet në transfertë dhe kërkon më shumë përqendrim. Nuk kemi shumë që jemi përballur me ta këtu në Lushnjë dhe ata humbën një penallti kur loja ishte 1-1. E vlerësojmë kundërshta­rin dhe po punojmë për ta fituar sfidën me të”, u shpreh fillimisht për “Panorama Sport” kapiteni. Verdhejesh­ilëve u duhen ende pikë për të siguruar mbijetesën. Në pesë ndeshje të mbetura, lushnjarëv­e u duhen edhe dy fitore. “Unë jam dakord se në 5 ndeshje të mbetura, një diferencë prej 9 pikësh është e konsiderue­shme. Lushnja nuk ka luajtur ndonjëherë për mbijetesë, por them që duhet të sigurohemi artimetiki­sht sa më shpejt të jetë e mundur. Së pari, të shikojmë nga ndeshja e radhës, që duhet ta luajmë për fitore dhe së dyti, kemi një kalendar që pas përballjes me Elbasanin na lë dy javë rresht pushim. Skuadra duhet të jetë e tonifikuar, derisa matematika të mbyllë gjithçka”, është shprehur Spaho.

SPAHO ALBAN ALUSHI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania