Panorama Sport (Albania)

Starton Liga Unike, kosovarët e Pejës eliminojnë Vllazninë

Sot Goga-tirana dhe Sigal Prishtina-golden Eagle Ylli

-

Edicioni i parë i Ligës Unike, eventi i për bashkët i basketboll­it me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova, ka ngritur dje siparin me ndeshjen hapëse ndërmjet Vllaznisë dhe Pejës të zhvilluar në pallatin e sportit në Rahovec, aty ku po mbahet edhe faza e parë “Final 8”. Që në takimin e parë u pa disniveli që ekziston mes skuadrave të të dyja vendeve, teksa Peja e dominoi takimin ndaj shkodranëv­e duke triumfuar me rezultatin 90—73. Kuqeblutë rezistuan vetëm në periodën e parë, duke fituar me 1 pikë, ndërsa më pas ishte skuadra kosovare ajo që e kontrolloi lojën, duke siguruar biletën për në fazën “Final 4”, që do të mbahet gjatë fundjavës në sallën “Dhimitraq Goga” në Durrës.

NDESHJA

Koshi i parë i Ligës Unike mban firmën e Vllaznisë, që realizon për 2 pikë me anë të Diksonit, ndërsa amerikani tjetër, Stanlej, i dërgoi shifrat në 4-0 për kuqeblutë. Por, Peja reagoi dhe gradualish­t filloi ta kontrollon­te lojën, për të marrë kryesimin 13-7. Megjithatë, në minutat e fundit të periodës së parë, Vllaznia luajti me entuziazëm dhe me një kosh për 3 pikë në limite të kohës nga Stanlej, 10minutësh­i i parë u mbyll 1716 për shkodranët. Por vetëm kaq, pasi më tej Peja nisi të dominonte, duke e fituar periodën e dytë 26-17, për të shkuar në pushim me 8 pikë avantazh. Edhe fraksioni i tretë shkoi në favor të skuadrës kosovare 23-19, që kryesonte 65-53 kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë. Peja e kontrolloi pa problem lojën deri në fund, duke fituar 25-20 në periodën e katërt, për ta vulosur fitoren me 17 pikë diferencë. Peja do të përballet tashmë në gjysmëfina­le me Rahovecin, këta të fundit morën fitore në tavolinë pas tërheqjes së Teutës. Ndërkohë, sot do të luhen dy çerekfinal­et e tjera: Goga-tirana dhe Sigal Prishtina-g.eagle Ylli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania