Panorama Sport (Albania)

Herolind Nuredini, talenti shqiptar që po shkëlqen në Kart

AUTOMOBILI­ZËM/ 14-vjeçari: Synoj F 1 me flamurin kuqezi

-

Me shqiponjën dykrenare të stampuar në kokore, Herolind Nuredini, “fluturon” në pistat e Kart Racing, me ëndrrën e madhe që një ditë të garojë në Formulën 1. Është vetëm 14 vjeç dhe cilësohet si një ndër talentet më të mëdhenj në Gjermani. Ka lindur në Hamburg, por origjina e tij është nga qyteti i Tetovës, në Maqedoninë e Veriut. Cilësohet si një sport i rrezikshëm, por për Herolindin makinat dhe shpejtësia janë pasioni i tij më i madh. Për këtë arsye, nisi edhe të ushtrohet që në moshën 7vjeçare. Prej talentit dhe përkushtim­it të madh, potenciali i tij ra në sy edhe të Ralf Schumacher­it, vëllait të legjendës së “Kokëkuqes”. Historia e Herolindit të kujton edhe fillimet e idhullit të tij, Luis Hamilton. Ylli i Mercedesit e nisi karrierën e tij pikërisht në pistat e Kart Racing në moshën 8-vjeçare. Teknikët e kanë cilësuar Nuredinin si talentin e së ardhmes, i cili shumë shpejt do të jetë pjesë e Formulës 1.

Keni lindur në Gjermani, por origjina juaj është shqiptare. E quani veten shqiptar apo gjerman?

Unë e quaj veten shqiptar dhe krenar, sepse e dua shqiptarin­ë me gjithë zemër. Familja ime ma ka mësuar gjuhën dhe traditën shqiptare që kur kam lindur. Ajo që unë aspiroj është të përfaqësoj më së miri vendin tim. Ndërsa Gjermania më ka dhënë mundësi për të ndjekur sportin tim të preferuar.

Kur dhe si ka qenë momenti i parë që keni hipur në një makinë garash? I mbani mend ato emocione dhe frikërat?

Momenti i parë që kam hipur në një makinë garash ka qenë kur isha 7 vjeç. Ato emocione vazhdoj t’i mbaj mend edhe sot, madje dyshoj se do t’i harroj ndonjëherë. Ka qenë shumë e veçantë për mua, pasi shpejtësia dhe makinat më kanë mahnitur gjithmonë. Edhe prindërit më thonë se që kur kam qenë 1 vjeç, doja vetëm makina apo përqendroh­esha në ekran ndërsa garonin.

Si është një ditë për Herolindin, regjimi që duhet të ndiqni?

Në fillim ka qenë pak e vështirë, sepse kuptova që nuk është kaq e thjeshtë sa mund të duket. Nuk mjafton që të dish të ngasësh

makinën dhe je gati. Absolutish­t që jo, duhet të bësh ushtrime fizike, sidomos te krahët, shpatullat e qafa. Bëj shumë kujdes me ushqimet që ha, të jenë sa më të shëndetshm­e. Shoqëruar me sport dhe “mental training”, të cilat i bëj çdo ditë.

Nuk jeni si shumë nga 14vjeçarët e tjerë, jeta juaj është shumë intensive. Por, sa ngjasoni ju me bashkëmosh­atarët tuaj?

Unë studioj në një shkollë të vogël në Hamburg dhe duke qenë se kam shumë kohë që merrem me këtë sport, të gjithë më njohin. Ka shumë raste që edhe profesorët më referojnë si shembull, por mua nuk më pëlqen aspak kjo gjë.

A mundeni të na rrëfeni një ngjarje të vështirë apo të sikletshme gjatë garimit dhe si keni arritur ta superoni?

Ndërsa je duke garuar edhe sekonda që kalon ka shumë rëndësi, prandaj momente të vështira ka gjithmonë. Një prej tyre ka qenë një vit më parë në Portugali për WM, ku më kanë shtyrë jashtë në start dhe fatkeqësis­ht gara përfundoi për mua. Momenti juaj i preferuar? E gjithë gara mua më jep një ndjesi që nuk di si t’jua përshkruaj, por jam si në qiellin e shtatë. Ka jashtëzako­nisht shumë adrenalinë dhe emocione, të cilat shtohen edhe më shumë nëse fiton. Një prej tyre ka qenë fitorja që kam pasur në “Evropa Meistersch­aft” në Francë për kualifikue­set.

Sa shumë aspiron Herolindi, a është kjo pikënisja për të shkuar drejt F1?

Patjetër, ky është edhe synimi im. Ndaj edhe kam nisur me karting, për të garuar me makinë të madhe ose drejt F1. Aspiroj të jem si Luis Hamilton, e ndjek shumë si shembull. Por, për të shkuar drejt F1 veç profesiona­lizmit që duhet të jetë shumë i lartë, duhet më tepër mbështetje financiare. Unë shpresoj shumë që të arrij të gjej sponsor për këtë gjë.

Sa e vështirë është të ndjekësh këtë pasion nga ana monetare, duke pasur parasysh edhe lëvizjet e shumta në shtete të ndryshme?

Është pak e vështirë, pasi ka shumë shpenzime. Momentalis­ht më mbështet vetëm familja ime dhe ata janë edhe suporti im më i madh. Janë forca që më motivojnë për të mos hequr dorë edhe kur gjërat janë vështirësu­ar.

Cila është skuadra ku bëni pjesë dhe një këshillë nga ekspertë të fushës që ju ka mbetur në mendje?

Unë jam pjesë e TB Racing Team dhe jam shumë i lumtur, pasi më ka dhënë shtysë të njihem me njerëz të mrekullues­hëm. Një prej tyre ka qenë edhe Ralf Shumaker, i cili më ka bërë të besoj edhe më shumë të vetja. Kemi folur për disa orë dhe më ka dhënë shumë këshilla si të garoj e të arrij të jap maksimumin tim. Për mua çdo fjalë e tij ka qenë shumë e vlefshme.

Urojmë që karriera juaj të jetë sa më e suksesshme. Nëse do të arrini majat, a do ta ngrini flamurin kuqezi në qiell? Unë e them gjithmonë me shumë krenari që jam shqiptar dhe flamuri im gjithmonë ai do të jetë. VLADIMIR MEMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania