Panorama Sport (Albania)

148 fitore në 150 ndeshje, Vllaznia për “Guinness”

-

Futbolli i femrave ka zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të të vlefshme për kampionati­n kombëtar, me përjashtim të sfidës Juban Danja – Tirana AS, e cila është shtyrë në një datë ende të pacaktuar. Kryendeshj­a e javës ishte takimi mes Apolonisë dhe Vllaznisë, me shkodranet që morën një sukses në transfertë në shifrat minimale 0-1. Një përballje e luftuar që nga fillimi e deri në fund, ku ishte Megi Doçi ajo që i nderoi vajzat kuqeblu me një gol në të 78-ën. Fieraket mbetën në inferiorit­et numerik që prej minutës së 64-t, teksa Egzona Gashi u largua nga fusha me karton të kuq. Me këtë fitore Vllaznia hodhi një tjetër hap drejt titullit të tetë kampion radhazi. Ndërkohë, me triumfin ndaj Apolonisë, Vllaznia preku kuotën e 150 ndeshjeve pa humbje në kampion. Rekordit të jashtëzako­nshëm të skuadrës shkodrane i ka bërë jehonë edhe portali brazilian “Diario Ffeminino”, i cili merret me studimin e statistika­ve të futbollit të femrave në mbarë botën. 148 fitore dhe 2 barazime është bilanci i Vllaznisë në kampionat, ku që prej themelimit si klub, vajzat kuqeblu ende nuk e kanë mësuar shijen e humbjes. I jashtëzako­nshëm është edhe golavarazh­i për skuadrën që drejtohet nga Nikolin Leka, teksa ekipi regjistron 1089 gola të shënuar dhe vetëm 33 të pësuar. Ndërkohë, për sa u përket ndeshjeve të tjera, derbi mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll në barazim 1-1. Kesjana Goro u dha avantazhin vajzave bardheblu në të 35-ën, ndërsa Mesuare Begallo vendosi baraspeshë­n nga pika e bardhë 7 minuta nga fundi. Kinostudio shkarkoi një lumë me gola në portën e Bilishtit, duke fituar me rezultatin 19-0. Lojtarja e ndeshjes ishte Loci, e cila e tundi rrjetën e Bilishtit plot nëntë herë.

Teuta mundi në transfertë Skënderbeu­n 4-1, ku shkëlqeu Malaj me një tregolësh. Në takimin e luajtur dje, Akademia Ajaks mposhti në transfertë Lushnjën minimalish­t 1-0. Një ndeshje shumë e luftuar që u vendos nga një gol spektakola­r i Marilena Ndocit, e cila ekzekutoi në mënyrë mjeshtëror­e një goditje standarde nga 25 metra. Skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtare secila, pas kartonëve të kuq për Puka-metën e Lushnjës dhe Rakajt të shkodranev­e. Gjithashtu, me të kuq u largua edhe trajneri i Lushnjës, Hekuran Korreshi. A.dushku/b.rama/a.alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania