Panorama Sport (Albania)

FSHF, “luftë” FIFA-S në KAS për Bajramin

Rregulli që e pengon, po plotësohet dosja me... stërgjyshë­rit Pritet çështja në tribunalin sportiv, e duan në Serinë A

- OLSI TUJANI

Nedim Bajrami zg jodhi të luajë për Shqipërinë, duke lënë ekipin U-21 të Zvicrës. Mirëpo, një rregull i përditësua­r në fillim të këtij viti nga FIFA e pengon djaloshin 22vjeçar të vishet kuqezi, sepse pasi mbushi 21 vjeç, luajti edhe katër ndeshje me një ekip kombëtar (Zvicra U-21), çka përbën edhe pengesën ligjore për të luajtur me Shqipërinë. Varësisht gjithçkaje ka ndodhur në korridoret sportive ndërkombët­are, me takime dhe biseda me njerëz të rëndësishë­m dhe influencë ndërkombët­are, FSHF është duke përpiluar një dosje voluminoze për mesfushori­n e talentuar.

“LUFTË” FIFA-S “Panorama Sport” ka mësuar se shumë shpejt, FSHF do të ndërmarrë një çështje gjyqësore në Kas në lidhje me pengesën që FIFA ka për të mos e lejuar talentin të vishet kuqezi. Gazeta ka mësuar se institucio­ni i futbollit në vend do të “luftojë” FIFA-N dhe rregullin e përditësua­r prej saj, duke gjetur zgjidhje juridike. Nën drejtimin e një avokati të njohur, FSHF është duke kompletuar dosjen e origjinës së Bajramit, deri në nivelin e stërgjyshë­rve të tij. Jo vetëm kaq, por edhe precedentë të ndryshëm sportivë do të përdoren gjithashtu që të mund të jetë një kërkesë sa më bindëse, që KAS të lejojë aktivizimi­n e 22-vjeçarit me Shqipërinë. MERKATO

E nëse karriera ndërkombët­are e Bajramit është në një udhëkryq me shumë të panjohura dhe pengesa për të realizuar dëshirën e tij, karriera me klube po ecën në shinat e duhura. Talenti i Empolit së fundmi po vëzhgohet nga skuadra të Serisë A. Për shkak të formës shumë të mirë që po kalon, në gjurmët e futbollist­it shqiptar janë vënë 2 ekipe të Serisë A. Sipas asaj që shkruan “Empoli Channel”, Atalanta dhe Sampdoria ndjekin me kujdes futbollist­in. Bajrami pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja ekipeve, që po mendojnë strategjin­ë për ta afruar në verë. Pa harruar edhe Napolin, të cilës Bajrami i shënoi dopietë në Kupë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania