Panorama Sport (Albania)

Resuli: Kroacia e vështirë, do të japim zemrën në fushë

-

Shqipëria e futsallit do të luajë sot në mbrëmje me start 19:00, në sallën “Feti Borova” në Parkun Olimpik përballë Kroacisë, ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Kampionati­t Europian. Kuqezinjtë vijnë pas fitores së ndeshjes së fundit me Danimarkën në Tiranë. Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri i Kombëtares, Erind Resuli.

NDESHJA – “Kemi përballë Kroacinë, një skuadër që është në 6 të parat e Europës, e kualifikua­r në finalet e Europianit. Është një ekip profesioni­st, shumë i fortë, me një përbërje ku spikasin lojtarë që luajnë në Spanjë e Itali. Në ndeshjen e parë në Varazhdin bëmë një paraqitje të mirë, veçanërish­t në pjesën e parë, por diferenca doli në pjesën e dytë ku gjendja fizike rëndohet. Ky është sport ekspresiv ku gjendja fizike është vendimtare në pjesën e dytë dhe aty u bë diferenca. Ne mendoj se bëmë një përfaqësim të mirë kundrejt këtij ekipi. Të shohim tani ndeshjen e dytë në Tiranë, sepse çdo fushë ka karakteris­tikat e veta. Jemi në fushën tonë, përgjegjës­ia është më e madhe. Ne do japim maksimumin. E kam thënë që në fillim të këtyre ndeshjeve se kjo është hera e parë që ne vijmë në fazën e grupeve të Europianit dhe duhet të marrim maksimumin në çdo aspekt”.

EKIPI – “Këtë herë kemi më shumë mungesa se në ndeshjet e mëparshme. Është një gjendje që nuk mund ta parashikoj­ë asnjë njeri. Ne në këtë moment akoma nuk dimë listën e saktë të lojtarëve që do të luajnë ndaj Ukrainës në transfertë, katër ditë pas Kroacisë. Lojtarë të dëmtuar, disa janë me COVID dhe disa të tjerë nuk kanë ardhur për shkak të karantinës në disa vende europiane, si ato nga Italia. Unë nuk kam dëshirë të justifikoh­em, por situata është e tillë. Nga grupi pres që të japin maksimumin dhe të dalim pozitivish­t. Kam besim te djemtë se do japin shpirtin dhe zemrën në fushë”.

E ARDHMJA – “Kombëtarja e futsallit ka bërë hapa të sigurt. Kur kam marrë drejtimin, kemi qenë shumë ulët në nivel dhe renditjen e përgjithsh­me. Jemi rritur shumë, kemi arritur të kalojmë turin e parë, ‘Main Round’ dhe sot ku jemi në ‘Elite Round’, mes 24 skuadrave më të mira të Europës. Punët duhet të ndërtohen shkallë. Unë mendoj se kemi bërë hapa të sigurt. Unë, stafi dhe lojtarët kemi bërë maksimumin. Në të ardhmen do të japim përsëri maksimumin për të arritur më lart”, deklaroi Resuli për “FSHF.ORG”. Kroacia si e para vjen e kualifikua­r, ndërsa luhet për biletën “play off” që ofron vendi i dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania