Panorama Sport (Albania)

NOTAT E LIVERPULIT

-

ALISON 5,5 - Ka përgjegjës­i në golin e tretë të pësuar. Nuk kishte rreze, por reagimi i tij nuk ishte i duhuri. Nuk është më portieri që të ofron siguri.

ALEKSANDËR ARNOLD 4,5 Vazhdon të tregojë momentin e vështirë. Pjesa e parë është një film horror. Nuk e mbyll Viniciusin në pasimin e Krosit dhe bën gabim foshnjarak duke rikthyer topin në golin e dytë. Në pjesën e dytë bën një mbyllje të mirë ndaj Asensios, por nuk mjafton.

FILIPS 5 - Kur duhet të luftojë nuk e tërheq këmbën, por kur ndeshja bëhet e vështirë dhe vendimtare aty vlen eksperienc­a. Vinicius futet me shumë lehtësi mes tij dhe Aleksandër Arnoldit për të shënuar golin e parë. Me vonesë në golin e tretë.

KABAK 5 - Nuk e nis keq ndeshjen duke treguar vlerat e tij në qendërmbro­jtje, por bie dhe ai ashtu si i gjithë reparti i Klopit. Për pak i dhuron Asensios golin për të shkuar 3-0 me një gabim fatal. (Nga 82' Fimino-pa notë).

ROBERTSON 5,5 - Edhe ai bën shumë gabime në fazën kur duhet të nxjerrë topin. Në pjesën e dytë është më mirë për të shoqëruar aksionet.

KEITA 5 - Ndihmon Aleksandër Arnoldin për të markuar një Mendi të tërbuar, por në fazën sulmuese nuk bën atë që duhet. (Nga 43' Tiago 5,5- Prezantohe­t me një pasim të gabuar që rrezikon ta çojë Realin drejt portës së Asensios. Bën disa pasime të mira, por vetëm kaq).

FABINJO 5,5 - Elegant kur menaxhon topin në mesfushë. Mundohet të luajë me topin tokazi, edhe pse shpeshherë e kthen mbrapa. Humbet Modriçin në golin e tretë të Realit. VAJNALDUM 6 - Nga një lojtar me kualitet si ai pritet gjithmonë më shumë në fazën sulmuese. Në pjesën e parë nuk duket, ndërsa në të dytën ndihmon skuadrën.

SALAH 6,5 - Ka dëshirë të shfaqet në sulm. Rihap ndeshjen dhe mban në lojë Liverpulin për eliminator­en. Qëndron si gjahtar në limitet e pozicionit të parregullt për ta dërguar topin në rrjetë.

DIOGO ZHOTA 5,5 - Pas një pjese të parë ku nuk duket praktikish­t kurrë, në të dytën është më i zhdërvjell­ët dhe inicion golin e parë të Liverpulit. Por, është shumë pak. (Nga 83' Shaqiri-pa notë). MANE 5 - I munguar i pajustifik­uar në ndeshjen e luajtur në "Valdebebas". Shfaqet vetëm në fundin e pjesës së parë kur ndëshkohet me të verdhë për protesta nga arbitri. Në pjesën e mbetur përplaset me murin e Realit.

TRAJNERI KLOP 5,5 - Liverpuli nuk po kalon momentin më të mirë. Ka mungesa në mbrojtje, por e njëjta gjë vlente edhe për Realin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania