Panorama Sport (Albania)

Klop: Ua bëmë shumë të thjeshtë, Brysh e ka personale

Trajneri i Liverpulit pranon se anglezët e merituan humbjen “Goli i Realit faull i pastër, ia thashë arbitrit”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jyrgen Klop pranon se Reali i Madridit e mer itoi fitoren përballë skuadrës së tij. “Nëse dëshiron që të kualifikoh­esh në gjysmëfina­le duhet ta meritosh këtë. Ne nuk e bëmë këtë, veçanërish­t në pjesën e parë. E vetmja gjë pozitive që mund të them përveç golit, është se është luajtur vetëm pjesa e parë e ndeshjes. Nuk luajtëm futboll të mirë për t’i shkaktuar Realit më shumë probleme”, ishin fjalët e para të trajnerit gjerman pas humbjes në Madrid, por jo në “Bernabeu”-n gjigant, por në “Di Stafano” të cilin ai e kritikoi: “Duket si një fushë stërvitore”, tha përpara duelit.

HUMBJE E MERITUAR “Ua bëmë shumë të lehtë. Këto gabime mund të ndodhin. Ne nuk merituam shumë më tepër se kaq, por një gol e shënuam dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Kjo na jep një shans”, shtoi tekniku i “Reds”-ave. Ai zëvendësoi Nabi Keitanë që në pjesën e parë me Tiago Alkantarën dhe thotë se nuk kishte të bënte me lojën e dobët të mesfushori­t, por ishte një ndërrim taktik. Nëse do të kishte pasur më shumë mundësi, do të kishte bërë më tepër ndërrime: “Nuk është ndonjë histori e madhe. Nuk më pëlqen ta zmadhojmë kaq shumë. Ai nuk ishte i vetmi lojtar... ishte një zëvendësim taktik. Mund të kisha bërë disa zëvendësim­e të tjera në atë moment”. Por, si mund t’ia dalë Liverpuli që ta përmbysë pas një jave në “Anfield Road?”: “Na duhet intensitet sidomos me topin. Nuk mund të mbrosh shpejtësin­ë e Realit të Madridit kur u dorëzon topin në momentet e gabuara. Nëse humbet topin në momentin e duhur është “Ok”. Ne e humbëm topin, bëmë shumë pasime të thjeshta. Ti ke lojtarë me të vërtetë të shpejtë, lojtarë të klasit botëror në situatat një kundra një. Ne duhet të jemi më të zotë në zotërimin e topit”. Në fund, Klop e drejton gishtin edhe nga arbitri Feliks Brysh për gjykimin e tij. “Nuk e kuptoj. Te goli i Realit ishte një faull i pastër. Nuk u gjykua drejtë dhe unë ia thashë këtë. I thashë se ishte e padrejtë. Dukej sikur ai kishte diçka kundër meje”. Ndaj Barçës Liverpuli ka treguar se di të përmbysë edhe humbje më të thella se 3-1, por këtë herë në “Anfield” do të mungojë arma më e fortë e anglezëve, tifozët e zjarrtë: “80% të përmbysjes ndaj Barçës e bëri publiku. Këtë herë do jetë ndryshe. Por, unë premtoj se do të japim 100% që ta përmbysin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania