Panorama Sport (Albania)

Siti feston në frymën e fundit me Dortmundin

De Bryjne-foden nderojnë Pepin, por gjermanët janë gjallë “Qytetarët” e fitojnë çerekfinal­en e parë në minutën e 90-të

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola do të shijojë duke parë dhe riparë aksionet e De Bryjnes që sollën golin e parë personal dhe asistin e golit të dytë. Ato përcaktuan fitoren kundër Dortmundit. Mançester Siti fitoi ndeshjen e parë çerekfinal­e në “Etihad” 2-1, por pa lënë përshtypje­n e një dominimi. Edhe në një natë të Halandit në hije, gjermanët lënë të mendosh se mund të shpresojnë te një surprizë. Terziç i beson dy lojtarëve të datëlindje­s 2000 (Morej dhe Haland), njërit të 2002 (Knauf) dhe Bellingami­t të 2003 në shtëpinë e anglezëve, si për të konfirmuar konceptin se meritokrac­ia nuk ka moshë. Dhe për gati 20 minuta, diferenca mes skuadrës së Guardiolës dhe asaj gjermane nuk vihet re. Por në minutën e 19-të, Xhan bën një gabim duke i kthyer topin De Bryjnes, njeriut më të gabuar. Kundërsulm i shpejtë, tranzicion nga e majta në të djathtë dhe në fund në qendër me Mahrezin, i cili i rezervon belgut asistin e golit të parë. Kush priste nisjen e një goleade, gaboi. Kjo sepse arbitri Hategan, me ndihmën e VAR-IT, i heq penalltinë Sitit në 29’ (për një takë të ngritur të Xhanit ndaj Rodrit) dhe pas 8 minutash Ederson për pak sa nuk e katranos përballë Bellingami­t (duke e riparë nuk dukej edhe aq faull ndërhyrja e anglezit ndaj portierit).

Flet për Sitin – Haland zgjohet në fillim të pjesës së dytë duke i kthyer shpatullat Diazit, por godet mbi Edersonin pasi humbi ekuilibrin. Pastaj rritet Sitit dhe Guardiola shikon të humbasë një rast të Fodenit, i cili godet mbi Hicin tre metra larg portës. Gjuajtjet nga distanca të De Bryjnes dhe Fodenit përfundojn­ë jashtë njëra pas tjetrës. Por, Dortmundi nuk di vetëm të rezistojë, por edhe të shënojë. Në 84’, Haland nis Rojsin dhe kapiteni kontrollon dhe lëshon të majtën fituese përballë Edersonit. Goli i 18-të në këtë kompeticio­n për kapitenin, shënuesin më të mirë të klubit, edhe më mirë sesa Leva. Guardiola pëson golin e parë pas gati 790 minutash në Champions dhe shikon edhe fantazmat e eliminimit në çerekfinal­e të sezonit të shkuar. Por, për t’i dhënë sërish një dorë t’i harrojë shpejt këto mendon De Bryjne: krosim i mrekullues­hëm i belgut për Gyndoan, spond i gjermanit dhe Foden në minutën e 90-të, rikthen avantazhin e “Qytetarëve”. Nuk është e mjaftueshm­e për ta menduar gjysmëfina­len, por Siti luan për dy nga tri rezultate në Gjermani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania