Panorama Sport (Albania)

Nejmar në qendër të kritikave, te PSG-JA s’e durojnë as shokët

Edhe pas gabimeve, braziliani vijon të privilegjo­het në skuadër

-

Nejmar është një futbollist i veçantë, kjo është e pamohueshm­e. Nëse është në formë, diskuton me pak kolegë për fronin botëror. Vitin e kaluar, pa shkuar më tej, ai e udhëhoqi PSG-NË në finalen e Ligës së Kampioneve dhe numrat e tij që nga zbarkimi në Paris janë stratosfer­ikë: 83 gola dhe 47 asistime në 105 ndeshje. Por, është në statistikë­n e fundit, ajo e ndeshjeve të luajtura, ku shfaqet problemi. Midis dëmtimeve dhe penalltive, ai ka humbur shumë ndeshje (disa me rëndësi të madhe). Shembulli më i mirë ishte transferta në Lilë. I zhytur në dëshpërimi­n e humbjes (0-1), një shuplakë dhe një shtytje i dhanë fund takimit për braziliani­n përpara se t’i drejtohej rrugës së dhomave të zhveshjes përpara kohe për shkak të një kartoni të kuq. Duke qenë se gjithçka ndodhi në sekondat e fundit të kohës së rregullt, dalja e “O Ney”-t nuk pati pasoja në rezultat, por duket se ka lënë pakënaqësi te shokët e skuadrës. NERVOZ - Në fakt, braziliani, kur kthehet nga dëmtimet, është gjithmonë në kërkim të emisioneve e kjo e bën nervoz. Pikërisht keqmenaxhi­mi i ndjesive bëri që ai të dilte nga fusha përpara kohe duke rrezikuar fitoren minimale ndaj rivalit direkt për titullin në Francë. Dhe kjo është fytyra që nuk u pëlqen në dhomën e zhveshjes. Sipas gazetës prestigjio­ze “L’equipe”, disa nga kolegët e tij ishin të befasuar nga qëndrimi i Nejmarit të shtunën. Jo vetëm në fushë, por edhe në tunelin drejt dhomave të zhveshje ku sulmuesi vazhdonte debatin verbal me mbrojtësin e Lilës, Tiago Djalo. Kështu, e gjithë kjo çon në një ndjenjë, tregon se 29-vjeçari nuk mëson nga gabimet e tij çka e tregojnë edhe dymbëdhjet­ë ndeshjet e humbura për shkak të pezullimev­e për karton). Për më tepër, disa lojtarë do të kishin argumentua­r se Nejmar u përjashtua për të shmangur takimin e radhës kundër Strasburgu­t, një ekip kundër të cilit ai u dëmtua në janar të vitit 2019.

PRIVILEGJE - Pavarësish­t ndryshimev­e në stol me largimin e Tuhelit dhe ardhjen e Poçetinos, sulmuesi i Brazilit vijon të gëzojë statusin e të privilegju­arit. Të dy teknikët thuhet se i kanë pranuar vazhdimish­t dëshirat e tij. Këtë e tregon fakti se ndaj Nejmarit nuk u ndërmor asnjë masë, edhe pse vetëm pak orë pas incidentit me Lilën, ai u shfaq në turneun “Pokerstars” ku doli i fituar me 1749 euro. Jo vetëm që nuk ka ndëshkime, por thuhet se mes tij dhe PSG-SË ka një paraakord për të zgjatur bashkëpuni­min deri në vitin 2026, teksa largimi nga Parisi do të mundësohej vetëm në rast kërkese të vetë lojtarit pas një fitoreje të mundshme në Champions.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania