Panorama Sport (Albania)

Flik: Bajern-psg, një finale

Trajneri gjerman karikon skuadrën para ndeshjes së sotme në “Allianz Arena” “Francezët me sulm të frikshëm, por ne duam të shkojmë në gjysmëfina­le”

-

Sot luhet një nga ato ndeshjet që nuk du het humbur me asnjë kusht, Bajern-psg, dy skuadra që në sezonin e kaluar ishin finalistet e Champions-it. Edhe këtë sezon të dyja skuadrat janë favorite për të shkuar deri në fund, por fatkeqësis­ht, vetëm njëra nga të dyja do të mund të shkojë. Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, u shpreh se kjo sfidë është po aq e rëndësishm­e sa finalja e vjetshme dhe si e tillë do të luhet edhe nga lojtarët gjermanë.

Sa do t’i ngjasojë kjo ndeshje asaj në finale?

Nuk e di çfarë mendon kundërshta­ri, por për ne është po aq e rëndësishm­e. Sigurisht që është një sezon i ri dhe skuadrat kanë ndryshuar. Duam të shkojmë në gjysmëfina­le dhe për këtë duhet të japim maksimumin që në ndeshjen e parë të marrim një rezultat pozitiv.

Cili është plani për të fituar ndaj PSG-SË?

Duhet të qëndrojmë kompaktë në lojën me dhe pa top. Kur të kemi topin, duhet ta luajmë atë sa më shpejt dhe të mos ia dhurojmë kundërshta­rit. Vetëm kështu Parisi mund të vihet nën presion.

Si është gjendja e lojtarëve?

Mark Roka është dëmtuar të dielën dhe nuk do të jetë i gatshëm. Gnabri ka dhimbje fyti dhe me shumë gjasa nuk do të jetë me skuadrën.

Është gati Çupo-moting për ndeshje të tilla?

Ai ka punuar shumë mirë dhe në ndeshjet e fundit ka treguar se mund të luajë në të gjitha kompeticio­net. Është një njeri që të gjithë e pëlqejnë dhe kjo është pozitive për frymën në skuadër. Shpresoj që nesër (sot) të jetë në formë të mirë dhe, pse jo, të shënojë.

Duke parë mungesat në mbrojtje, është Pavar një opsion për të luajtur në qendër?

Për momentin ai do të luajë në të djathtë. E di që ai kërkon të luajë në qendër. Di ta bëjë shumë mirë këtë gjë duke e demonstrua­r edhe në stërvitje. Fakti që mund të luajë në më shumë se një pozicion është diçka pozitive.

Sa të vështirë do ta keni të ndalni sulmin e parisienëv­e?

Nuk kanë ndryshuar shumë nga ndeshja e fundit me ta. Kemi vuajtur forcën që kanë në sulm. Nejmar dhe Mbape janë lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Kanë edhe disa mundësi të tjera. Nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk do të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur, po duhet edhe t’i sulmojmë. Mendoj se duhen shfrytëzua­r të gjitha rastet që do të paraqiten, në të kundërt do të jetë e vështirë.

Cili ekip është më i motivuar?

Parisi ka një arsye më shumë për të qenë më i motivuar, kjo për vetë faktin që humbën në finale, por ashtu siç e tha dhe Nojer, çdo ndeshje ka historinë e saj dhe lojtarët e mi mezi presin që të fitojnë sërish. Janë ndeshje ku motivimi vjen vetvetiu.

Cilat janë pikat e forta të Parisit?

Ata kanë një mbrojtje stabël, një portier në formë dhe shumë lojtarë cilësorë në mesfushë dhe sulm. Këtë sezon kanë edhe një trajner që kërkon gjithmonë të fitojë dhe kjo, me lojë të bukur. Janë të shpejtë në aksionet sulmuese dhe nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, mund ta pësosh.

 ??  ?? Çast nga finalja e sezonit të kaluar Bajern - PSG (momenti i golit të shënuar nga Koman)
Çast nga finalja e sezonit të kaluar Bajern - PSG (momenti i golit të shënuar nga Koman)
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania