Panorama Sport (Albania)

Pavar, i sinqertë: Shanset për kualifikim janë 50-50

Mbrojtësi: Mbapenë e kam mik, por jo sot

-

Benzhamë Pavar ishte prezent në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Parisin. Kampioni i botës tha se shanset për kualifikim janë 50 me 50, kjo pasi skuadra franceze është një nga favoritet për të fituar Champions-in. Gjithsesi, mbrojtësi i djathtë premtoi se Bajerni do të bënte gjithçka për të kaluar në gjysmëfina­le. PËR BISEDËN NË KOMBËTAREN FRANCEZE – “Nuk është se folëm shumë për përballjen Bajern-psg pasi ishim të fokusuar në ndeshjet me kombëtaren. Di që për Parisin do të jetë një sfidë hakmarrjej­e për finalen e humbur në

Lisbonë, por ne jemi shumë të qetë dhe duam që t’i fitojmë të dyja takimet”.

PËR MBAPENË – “Ai është një lojtar i klasit botëror. Në jetën e përditshme ai është shoku im, por nesër do të jemi kundërshta­rë. Kilië është një shumë i rëndësishë­m për skuadrën e tij, megjithatë ne nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ai, por edhe tek të tjerët”. PËR UPAMEKANON – “Dajot është një lojtar shumë i mirë, këtë po e tregon edhe në Lajpcig. Fakti që u thirr në kombëtare është një tregues i potenciali­t të madh që ka”.

PËR SHANSET E KUALIFIKIM­IT NË GJYSMËFINA­LE – “Mendoj se janë 50 me 50. Janë dy skuadra të mëdha që kanë një qëllim. Përgjigjen do ta japim në fushën e lojës”.

PËR ROLIN NË SKUADËR “Mund të luaj në krah dhe në qendër të mbrojtjes, por këtë duhet ta vendosë trajneri. Nëse skuadra do të ketë nevojë për mua në qendër, atëherë do të luaj aty, nëse jo, do të vazhdoj të luaj në të djathtë. Për mua pak rëndësi ka”. PËR MUNGESËN E LEVANDOVSK­IT – “Mungesa e tij do të ketë një ndikim të madh te ne. Ai është sulmuesi më i mirë në botë, por edhe pa të do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Bajerni nuk është vetëm një lojtar. Çupo po bën gjithashtu një sezon të mirë, po sigurisht që Leva do të na mungojë shumë, shpresojmë të rikthehet në ndeshjen e kthimit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania