Panorama Sport (Albania)

Nga “Lu-la” te Barela e Hakimi, Interi mund të hapë një cikël

-

Nuk ka rrezik duke shijuar të sotmen, pas një pritjeje të gjatë, është e madhe dëshira për të larguar “tiranen” nga froni. Megjithatë, Interi ka nisur tashmë të mendojë me mënyrën e Kontes: nuk del koha për të shijuar një sukses sepse Konte programon një tjetër. Është dënimi i çdo fituesi dhe zikaltrit po përshtaten me gëzim. “Të gjithë e dinë se tani duhet t’i bëjnë llogaritë me ne”, u shpreh trajneri me ton luftarak menjëherë pas fitores në Bolonjë. Ishte një mënyrë për të përsëritur që, përtej titullit, Interi nuk do të zhduket papritur dhe është i destinuar të qëndrojë atje sipër, në radhë të parë për kampionati­n dhe, mbi të gjitha, gati të zhvillojë një Ligë Kampionesh në nivel superior. Pra, ky moment i artë nuk është iluzion mes problemeve në klub, por vetëm hapi i parë i një shkalle. “Suning”, në fakt, mbetet në krye dhe nuk janë të parashikua­ra programe çmontimi. Pra, skuadra ka hyrë në një tjetër dimension dhe, pasi ka fituar, po prek idenë për të rifituar. Edhe sepse puna e administra­torit të deleguar Xhuzepe Marota me drejtorin sportiv Piero Auzilio i ka shërbyer trajnerit për të hapur një cikël: lojtarë me uri, talente për t’u vlerësuar dhe të tjerë për t’u rritur me fitore. Ajo mesatare prej 2,42 pikësh për ndeshje, më e mira në Europë

për momentin, lind nga një punë në grup. Dhe Interi i së ardhmes nuk do të jetojë vetëm nga “Lula”: nga Bastoni te Barela, nga Shkriniar te Hakimi, liderët e së nesërmes janë protagonis­të që sot.

EPOKË E RE – Që nga dita e tij e parë interiste, Marota kishte identifiku­ar problemin e tij kryesor në klubin zikaltër, pengesën që i mohonte të kthehej te shkëlqimi i vjetër: nuk ekzistonte ende një bërthamë fituese mbi të cilën të ndërtohej. Diçka e ngjashme me atë që ishte blloku italian te Juventusi i tij i parë: lojtarë që japin shembullin, udhëheqës për të rinnë

jtë. Tani, pas një viti e gjysmë nën kurën e Kontes dhe me titullin në horizont, administra­tori i deleguar i rikthyer të hënën në “Appiano” pas tamponit negativ, ka shtuar një objektiv thuajse filozofik. Skuadra ka një shpirt të ri dhe mbi të mund të ndërtohet. Lautaro dhe Lukaku janë me siguri parësorët e kësaj epoke në lindje: tregojnë rrugën për t’u ndjekur me gola dhe me shembuj. Romelu, për shembull, spastroi si i fundit nga “stopper”-at në zonë një top me Bolonjën në shtesë. Dhe “binjaku” i tij i golit nuk ngelet prapa, është me vrapimet bujare dhe jo vetëm me manovrat e rafinuara që “Demi”

meritoi rinovimin. Martinez ka gjetur menjëherë mirëkuptim­in me klubin (deri në vitin 2024 për 4,5 milionë euro në sezon) dhe, ndërkohë, ka krisur raportin me menaxherët e vjetër Beto Jake dhe Rolando Zarate. Përtej atij që do të jetë përfaqësue­si i ri, e ardhmja e Lautaros tek Interi duket se është siguruar. FITORJA E PARË - Në terma rinovimesh, Marota dëshiron të zgjidhë menjëherë praktikën e Bastonit për të evituar tundimet. Më pas do të jetë radha e Barelës, i cili shumë shpejt pritet të ketë në skuadër edhe përgjegjës­i më të mëdha: shiritin

krah. Kapiteni i sotëm, 35vjeçari Handanoviç, është i vetmi titullar me të ardhme larg klubit. Për dhjetë të tjerët, që kanë një mesatare moshe prej 26,1 vitesh, më e mira do të vijë. Për shembull, stafi i Kontes është i bindur që Hakimi me një tjetër vit studimi do të mund të limojë disa defekte dhe të shpalosë gjithë potenciali­n. Çështje pune dhe durimi, që ka shtyrë t’i hapet mendja edhe Milan Shkriniari­t: ishte i sigurt vetëm në mbrojtjen me katër, tani vepron mirë edhe në atë me tre. Të gjithë i binden Kontes dhe historia po tregon se veprojnë mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania