Panorama Sport (Albania)

COVID prek edhe Bernardesk­in, por shërohet mbrojtësi Demiral

Shtohet rreziku para Juve-napoli, “ASL”: Do luhet

-

Federiko Bernardesk­i rezultoi mëngjesin e djeshëm pozitiv me COVID, duke shtuar së tepërmi panikun në radhët e Juventusit, por në të njëjtën kohe rriti ndjeshëm edhe rrezikun e zhvillimit të mundshëm të ndeshjes së sotme. Sulmuesi bardhezi është vazhdimi i kalvarit të nisur në radhët e kombëtares së Italisë, pas vatrës së infeksioni­t që shpërtheu në radhët e “Axurrëve”, mes ndeshjeve me Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë ku të infektuari­t tashmë bëhen shtatë, përveç 8 pjesëtarëv­e të stafit të delegacion­it italian. Kjo ishte një shuplakë shumë e fortë për kampionët në fuqi të Italisë, të cilët ashtu si gjatë të gjithë këtij sezoni vazhdojnë që të përgatisin çdo ndeshje në kalendar me lojtarët e cunguar. Gjithsesi, mes një lajmi shumë të keq vjen edhe lajmi i mirë se në një kohë thuajse rekord, ai që do të mund të grumbulloh­et dhe të jetë pjesë e stolit torinez sot në pasditen e vonë është Merih Demiral. Mbrojtësi turk, i cili rezultoi gjatë pauzës pozitiv me Koronaviru­s, dje është mësuar se e ka mposhtur tashmë virusin dhe do të jetë pjesë e stolit të Andrea Pirlos, i gatshëm në rast se do të kërkohet ndihma e tij. Nga ana tjetër, Bernardesk­i i padisponue­shëm i bashkohet të infektuari­t tjetër të Juventusit, Leonardo Bonuçit, i cili vazhdon të jetë në karantinë. Madje, duke parë rastin e fundit të Bernardesk­it, klubi bardhezi ka vendosur që të futet në një karantinë të detyrueshm­e nga mesdita e djeshme, me shpresën se sulmuesi të mos ketë infektuar dikë tjetër nga grupi, përgjigja e të cilës do të merret nga tamponët e mëngjesit të sotëm.

“DO TË LUHET” – Dhe duke parë vatrën që ka shpërthyer në Torino, Agjencia Sanitare Lokale është thirrur në apel për të dhënë mendimin e saj nëse ekzistojnë rreziqet e një shtyrjeje të mëtejshme të kësaj ndeshjeje, e cila duhej të ishte luajtur që më datë 4 tetor 2020. “Për momentin nuk mendoj se ekzistojnë limitet që Juventus-napoli të mos luhet. Nuk ekziston një vatër e rrezikshme aktualisht, por nëse shohim që mes ditës së sotme (dje) dhe të nesërmes (sot) kemi ndonjë shtim rasti tjetër, sigurisht që mendimi dhe vendimi ynë për zhvillimin e ndeshjes mund të ndryshojë”, u shpreh drejtori i “ASL”SË së Torinos. Karlo Piko.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania