Panorama Sport (Albania)

10 javët e çmendura, Barça është favorite

Skuadra e Kumanit pret Realin me besim, kërkon titullin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona e ka ndry shuar në mënyrë rrënjësore kampionati­n spanjoll. Në më pak se dy muaj, ekipi katalanas ka arritur të shkurtojë diferencat me kryesuesin dhe tani ëndërron realisht fitoren e titullit kampion. Numrat që ka arritur skuadra e Ronald Kumanit janë spektakola­rë dhe fitoret e njëpasnjës­hme kanë bërë që të ngushtojë diferencën prej 12 pikësh që kishte me “Los Kolçoneros” në 10 javët e fundit. Ekipi i Simeones ka humbur rrugës 14 pikë, ndërsa të besuarit e Kumanit vetëm 2 pikë. Tani katalanasi­t janë vetëm një pikë larg kreut dhe kjo do të thotë se e kanë vetë në dorë objektivin për titullin. Disa javë më parë, diçka e tillë dukej e pamundur, ndërsa tani është mision më se i arritshëm. Ta mendosh që të shtunën do të luhet “El Clasico” kundër Realit të Madridit. Atletiko është duke kaluar një moment të vështirë me ulje-ngritje dhe ky moment ka rastisur me ecurinë më të mirë të Barcelonës në këtë sezon, përveç ndeshjes të së hënës. Kundër Vajadolidi­t, Mesi me shokë vuajtën shumë dhe e fituan me shumë vështirësi. Në minutat e fundit u shfaq Dembele për t’i dhënë 3 pikët e arta në misionin drejt titullit. Janë pikërisht fitore të tilla që të japin trofeun në fund. Kjo ndeshje në aspektin futbollist­ik nuk ishte më e mira dhe nuk do të mbetet në histori, por mund të jetë ajo e rëndësishm­ja që shënjon nisjen e një rrugëtimi të ri. Kjo duket në festën e katalanasv­e, të cilët pas golit iu afruan me vrull Dembelesë. Ishte një shpërthim feste dhe rebelimi. Loja e katalanasv­e ishte shumë e lexueshme dhe në fushë nuk dhanë sinjale pozitive. Këtyre u bashkohen edhe polemikat për vendimet e arbitrit dhe shpërthimi i trajnerit Serxho Gonzalez për mediat.

ATLETIKO NË KRIZË - Në 10 javët e fundit, skuadra e Simeones ka arritur 4 barazime, 2 humbje dhe 4 fitore. E përkthyer në pikë, do të thotë se “Los Kolçoneros” kanë lënë rrugës 14 pikë, të cilat janë shumë kur bëhen llogaritë për titullin. Barcelona nga ana tjetër ka përfituar. Katalanasi­t kanë shkurtuar 12 pikë dhe kanë fituar privilegji­n për të qenë favoritët për ta mbyllur këtë kampionat në vendin e parë. Titulli është në duart e Barcelonës. Skuadra katalanase ka vetëm 1 barazim në 10 ndeshjet e fundit dhe pjesa tjetër janë fitore. “E gjitha kjo është fryt i sforcove. Kemi punuar shumë në muajt e fundit. Në fillim gjërat nuk na dilnin siç donim ne, por tani po”, ka thënë Lengle pas Vajadolidi­t. Të shtunën do të kenë një tjetër provim të vështirë kundër Realit të Madridit, por Barcelona është në një moment kur i pret të gjithë për t’i sfiduar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania