Panorama Sport (Albania)

Racizmi në La Liga, Diakabi: Ja ç’më tha lojtari i Kadizit

Reagon Kala: Është keqkuptim ose një sajesë

-

Dita e djeshme ka shërbyer për të hedhur pak dritë mbi ngjarjen që ndodhi në Kadiz gjatë ndeshjes Kadiz-valencia, ku mbrojtësi Moktar Diakabi dhe e gjithë skuadra e Valencias u larguan nga fusha e lojës me pretendimi­n se në drejtim të tij pati fyerje raciste. Vetë lojtari ka thyer heshtjen duke treguar versionin, ndërsa i menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i mbrojtësit të Kadizit, Kala. Ai nuk e pranon diçka të tillë.

DIAKABI - “Kanë kaluar dy ditë nga ajo ndeshje dhe tani jam disi më i qetë. Dua të flas për atë që ndodhi në Kadiz ditën e diel. Ishte një moment kur një nga lojtarët e Kadizit më ofendoi rëndë me fjalët:

‘I zi m...’. Kjo është e patolerues­hme dhe unë nuk mund ta lejoja. Për këtë arsye reagimi im ishte i tillë. Bashkë me shokët e skuadrës vendosëm që të shkonim në dhomat e zhveshjes dhe ishte vendimi i duhur. Pastaj një lojtar i Kadizit erdhi duke na thënë se Kala do të kërkonte falje dhe mund të rikthehesh­im në fushë. Ne nuk e pranuam sepse gjërat nuk bëhen kështu. Kjo gjë më vrau shumë sepse futbolli është pjesë e jetës. Shpresoj që La Liga t’i bëjë gjërat ashtu siç duhet dhe të marrë masat që e gjitha kjo të sqarohet. Unë dua të falënderoj Valencian dhe shokët e skuadrës, por edhe trajnerët për solidarite­tin që treguan ndaj meje”.

KALA - Pas reagimit të Diakabisë pati një konferencë nga ana e skuadrës së Kadizit, ku mbrojtësi i akuzuar për fyerje raciste ka sqaruar situatën. “Ndoshta Diakabi e ka keqkuptuar ose e ka sajuar të gjithë këtë situatë. Nuk e di, por po interpreto­het keq. Në futbollin spanjoll nuk ka racizëm dhe unë nuk e kam problem që të ulem me të. Ajo që ndodhi ishte një cirk i shëmtuar. Unë kam luajtur me kinezë, amerikano-jugorë dhe me shumë të tjerë. Ky është një spektakël i madh sepse po luajmë në kushte ku dëgjohet gjithçka dhe nuk do t’ia lejoja vetes. Unë jam kërcënuar me jetë. Fola me presidenti­n dhe i thashë që dua të reagoj sepse gjërat nuk po thuhen ashtu siç duhet. Nuk e kam ofenduar në asnjë moment Diakabinë”, ka thënë mbrojtësi i Kadizit. Skuadra e Kadizit nuk e ka pranuar këtë version.

 ??  ?? Moktar Diakabi
Moktar Diakabi
 ??  ?? Huan Kala
Huan Kala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania