Panorama Sport (Albania)

Elbasani, më në fund në shtëpi

Pritet t’i hapen dyert tani, kur as edhe një fitore nuk i bën punë për mbijetesën

- VLADIMIR MEMA

Elbasani mund të rik thehet në shtëpi. Pasi është degdisur në çdo cep të Shqipërisë përgjatë këtij sezoni, këtë javë pritet që të luajë në “Elbasan Arena”. Fakti që Partizani ka zgjedhur “Air Albania”-n për ndeshjen me Bylisin dhe Kukësi luan në transfertë me Kastriotin, i jepet mundësi edhe ekipit të qytetit që të përdorë stadiumin e vet.

MUNGESA PREJ

259 DITËSH

Duhet thënë se verdheblut­ë mund të luajnë për herë të parë pas plot 259 ditësh në shtëpinë e tyre. Hera e fundit që elbasanasi­t kanë zhvilluar një takim në këtë impiant përkon me 25 korrikun e 2020-ës, kur mundën Devollin me rezultatin 3 me 1. Që nga ajo periudhë e deri më sot, skuadra ka luajtur ku ka mundur. Cërriku ka qenë stacioni kryesor, por kanë shkuar edhe në Librazhd e madje Berat. Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare. Deri dje në mbrëmje stadiumi nuk ishte i konfirmuar për javën e 20-të të Kategorisë së Parë, por me shumë mundësi vendimi përfundimt­ar do të jepet sot. Por, gjasat janë që të rikthehet në Elbasan, pasi nuk ka as fusha të tjera të lira.

IRONIA E FATIT Duket si ironi e fatit që rikthimi vjen pikërisht tani, kur edhe një fitore nuk do t’u bënte punë verdhebluv­e për të mbijetuar. Kur skuadra kishte më shumë nevojë për shtëpinë e vet, dyert i janë mbyllur gjithnjë.

Kundërshta­ri i radhës do të jetë Lushnja, në një ndeshje që vlen më shumë për prestigj dhe për të mbajtur matematiki­sht shpresat gjallë për qëndrimin në këtë kategori. 10 pikët e diferencës me Flamurtari­n duken një mision i pamundur,

por me rikthimin në shtëpi skuadra të paktën do të jetë e karikuar dhe do të tentojë që të sigurojë të pakën fitoren e parë sezonale. Ecuri si këtë vit nuk kanë pasur kurë. Edhe pse kanë zhvilluar 15 ndeshje, kanë marrë vetëm 1 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania