Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6 – Administri­m normal, deri te goli i Traoresë që e befasoi: vështirë të arrinte tek ajo goditje e papritur.

SHKRINIAR 6,5 – Shumë i kujdesshëm kundrejt Bogas, zgjidhi problemet më të ndërlikuar­a. Jo rastësisht Sasuolo shënon kur ai ishte jashtë loje duke rimarrë veten nga një goditje me top në fytyrë.

DE VRAJ 6 – Pa Brozoviçin si pikë referimi përpara, pati si detyrë të avanconte me topin në këmbë për t’i shpëtuar presingut. Mirë edhe në mbrojtje.

DARMIAN 6,5 – Garanci, edhe në një rol jo të tijin. Nuk ka vizionin e Bastonit, por di të ruajë pozicionin dhe kupton shumë mirë kohët.

HAKIMI 5 – Mund të jepte më shumë, por shërbehet keq dhe bën zgjedhje konservati­ve. Goli i Traoresë lindi nga një gabim i tiji. Periudhë negative.

GALJARDINI 6 – I rregullt, forma e mirë atletike i lejoi të marrë pjesë në të dyja fazat. Për fat të keq, i mungoi kthjelltës­ia

(nga 70' Vesino 5,5 – Duhet të siguronte muskuj dhe sprint në fund, por kaloi më shumë kohë duke ndjekur kundërshta­rët pa sukses).

BARELA 6,5 – Pas shumë javësh mori kartonin e verdhë që i bën të mungojë ndeshjen e zemrës me Kaljarin. I dobishëm në momentet kyçe.

ERIKSEN 6 – U rikthye si “regjisor” pas 9 ndeshjesh. U përcolli qetësi shokëve duke u krijuar një horizont të gjerë

(nga 58' Sensi 6,5 – I rikthyer mirë. Në zotërimin e topit dhe në një fazë delikate të ndeshjes u ekzaltua, fshehu topin dhe nuk nguroi në ndërhyrje).

JANG 6,5 – Pjesë e parë me ritëm të lartë. I shërbeu edhe Lukakut golin e avantazhit. Nuk mungoi energjia e dhënë përgjatë gjithë ndeshjes.

LAUTARO 7 – Paraqitja e radhës si “xhol” sulmues drejtoi kundërsulm­e të shumta dhe njërin e konkretizo­i në perfeksion i shërbyer nga Lukaku. Është në formë dhe duket (nga 76' Sançez 5,5 – Nga finesa e tepërt shpërdoroi një gol që do të kishte mbyllur llogaritë).

LUKAKU 7 – Gjen sërish mënyrën të jetë protagonis­t: shënoi golin e parë me kokë, më pas asistoi edhe Lautaron për dyfishimin. I mohohet dopieta për faj të një pozicioni jashtë loje. I lodhur, por vendimtar.

Trajneri KONTE 6,5 – Dhjetë fitore radhazi, kjo me vuajtje. Interi duket pak i lodhur dhe mungesat nuk ndihmojnë. I saktë aktivizimi i Sensit, më pak ata të Sançezit dhe Vesinos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania