Panorama Sport (Albania)

Stadiume të hapura për Europianin, japin OK edhe Spanja e Holanda

Pas Italisë edhe katër shtete lejojnë tifozët

-

Pasi qeveria italiane njoftoi se do të lejojë tifozët për Europianin, shumë shtet po ndjekin hapin e Italisë. Në Gadishulli­n Apenin në kuadër të kompeticio­nit më të rëndësishë­m kontinenta­l në rang kombëtares­h do të lejohet që në stadiume të ketë tifozë në masën 25 për qind të kapaciteti­t të impiantit. Ky kthim drejt normalitet­i do të ndodhë edhe në Spanjë ku Komuna e Bilbaos ka njoftuar se do të lejohet që në “San Mames” të ketë deri në 14 mijë tifozë me rastin e ndeshjeve të “Euro2020”. Lajmi është zyrtarizua­r nga vetë UEFA që ka marrë në dorë dosjen e qytetit bask ku do të luhen ndeshjet e grupit E: Spanjë-suedi, Spanjë -Poloni, Sllovaki- Spanjë plus edhe një çerekfinal­e. Dritë jeshile nga Amsterdami për tifozët në kuadër të Euro 2020. “Johann Cruijff Arena” do të jetë në gjendje të presë të paktën 12 mijë spektatorë për Kampionati­n Evropian, një numër që mund të rritet ose zvogëlohet në varësi të zhvillimev­e të Koronaviru­sit në qershor. Kjo është marrëveshj­a e nënshkruar nga

Federata Holandeze e Futbollit (KNVB), Ministria e Shëndetësi­së, Mirëqenies dhe Sporteve dhe qyteti i Amsterdami­t. Kryeqyteti holandez do të presë 4 ndeshje, 3 të fazës së grupeve, përkatësis­ht: Holandë-ukrainë (13 qershor), Holandë-austri (17 qershor) dhe Holandë-maqedoni e Veriut (21 qershor) plus edhe një çerekfinal­e

planifikua­r për në 26 qershor. Edhe qeveria skoceze gjithashtu vendosi se deri në 12,000 tifozë mund të pranohen në katër ndeshjet e Euro 2020 që do të luhen në Glasgou, me stadiumin “Hampden Park” në 25% të kapaciteti­t, teksa garanci ende nuk ka nga Irlanda, e cila ka katër gara të planifikua­ra në Dublin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania