Panorama Sport (Albania)

Ronaldo-dibala, Juvja ringjallet kundër Napolit

-

Danilo Luiz edhe një herë tjetër ishte një ndër më të mirët në fushë për Juventusin dhe ndoshta është pikërisht mbrojtësi i djathtë brazilian lojtari që është shndërruar në një lider të padiskutue­shëm në sezonin e parë të Andrea Pirlos në stolin bardhezi. Dhe si një futbollist me shumë peshë për kampionët në fuqi, 29-vjeçari pranon se Juventusi sivjet ka vendosur të zgjohet shumë vonë.

Danilo, kishim shumë kohë që nuk shihnim një Juve kaq të ligë...

Po, pasi e dinim rëndësinë e kësaj sfide. Shpesh na ka ndodhur që të vuajmë shumë, por nëse edhe vuajtjen e ndajmë së bashku, gjë të cilën nuk e kemi bërë gjithmonë, është normale që të vijnë paraqitje si kjo që treguam ndaj Napolit. Vetëm duke sakrifikua­r të gjithë bashkë mund të vijnë fitoret e mëdha, duke praktikuar njëkohësis­ht një futboll shumë të bukur si ndaj Napolit.

Mos ndoshta fakti që erdhët në buzë të greminës ju bëri që të zbrisni në fushë dhe të përqendroh­eni, për të mos humbur edhe një objektiv minimal si Champions-i?

Pa dyshim që po dhe më vjen keq ta pranoj, por e vërteta është që ndoshta u zgjuam shumë vonë. Por, gjithashtu e vërtetë është se pikërisht ky që patë ndaj Napolit është Juventusi i vërtetë, sepse cilësitë është e dukshme që nuk na mungojnë, madje i kemi ndoshta të tepërta, por përqendrim­i na ka bërë që në shumë ndeshje sivjet t’ia vështirëso­jmë vetë jetën vetes. Tani duhet të mendojmë se kjo fitore nuk ka zgjidhur gjithçka dhe duhet të vazhdojmë t’i japim rremave të gjithë bashkë për të blinduar zonën Champions. Pasi vetëm duke luajtur të bashkuar si ndaj Napolit mund të shkojmë larg së bashku.

Sa pengje keni brenda vetes për shumë pikë të lëna rrugës me ekipe të vogla?

E thashë... Jemi të trishtuar që na ka munguar përqendrim­i shpesh herë, por tani duhet vetëm të mendojmë që të blindojmë sa më shpejt zonën Champions dhe mos harrojmë se kemi edhe një Kupë Italie për të fituar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania