Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

NOJER 6 - Në golin e parë mund të kishte bërë më mirë. Por më pas ishte aktiv dhe shpëtoi disa herë portën. Kundër Nejmar ishte deçiziv duke mbajtur skuadrën në lojë. PAVAR 7 - Në krah bëhet i rrezikshëm dhe krijon shumë raste duke vënë në vështirsi Dialon i cili vuan shumë. Perfekt në krosimin e golit të Çupo-moting.

ZYLE 5.5 - Mundohet të ndalojë sulmet e Parisit por është shumë i ngathët dhe jashtë çdo mundësie. Nejmar e vë në vështirësi dhe më pas Flik e ndërron me Boateng. ALABA 6 - Ministër i mbrojtjes, gabon vetëm në golin e Markinjos. Ashtu si ai, mundohet të shënojë në fund të ndeshjes por ishte i pa fat me topin që kaloi ngjitur me shtyllëmn e Navasit duke i mohuar barazimin Bajernit.

HERNANDEZ 5.5 - Inekzisten në shumë aksione të kundërshta­rit. Nuk arrin të futet kurrë në lojë dhe kjo e ndihmon kundërshta­rin të zbresë rrezikshëm. Një ndeshje për tu harruar.

KIMISH 6.5 - Është prezent në lojën e rrjdhshme të skuadrës. Asisti i golit të dytë ishte një kryevepër. Vuan edhe mungesën e Goreckës që largohet në fund të pjesës së parë.

GORECKA 5 - Është shumë i avashtë dhe jashtë ritmit të lojës duke mos ndihmuar skuadrën. Rezistoi shumë pak dhe Flik vendosi ta largojë për Dejvisin.

SANE 5.5 - Vuajti shumë për të gjetur hapsira në zonën e Parisit i cili u mbrojt me shumë vetë prapa. Dha disa shkëndija por ato nuk mjaftuan për të bërë diferencën.

MYLER 6.5 - Ishte lidhësi i mesfushës me sulmin. Grintë dhe kur i dorëzuar përpara kundërshta­rit. Barazoi shifrat pas një orë lojë duke rikhyer shpresat te skuadra e tij që pësoi golin e tretë pas vetëm 8 minutash. I pa fat!.

KOMAN 5.5 - I shpejtë por shumë konfuz në pasimin e fundit. ÇUPO-MOTING 6.5 - Bëri gjithçka mirë përsa i përket anës së tij duke shënuar golin e 2-1. Por sigurisht nuk mund të jetë një zëvendësue­s 100% i Robert Levandovsk­it. TRAJNERI FLIK 6 - Nisi të ndryshojë rreshtim dhe lojtarë sapo vuri re që skuadra po haste probleme. Nuk është faji i tij që kundërshta­ri ka një prej sulmuesve më të fortë në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania