Panorama Sport (Albania)

Ofertë nga Skocia, Tirana gati gati të të shesë shesë Hoxhallari­n Hoxhallari­n

Bardheblut­ë në modë, pogradecar­i tundohet nga interesimi i skocezëve

- OLSI AVDIAJ

Tirana është bërë si një supermarke­t i madh lojtarësh dhe klubi bardheblu po ua ndien lezetin talenteve që kanë nxjerrë akademitë vitet e fundit. Pas shitjes së Muçit gjatë merkatos së dimrit dhe sirenave belge për Ismajlgeci­n, një tjetër lojtar i rëndësishë­m i kampionëve të Shqipërisë mund të largohet në fund të sezonit. Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallari­n, për të cilin ka shfaqur interes të vazhdueshë­m kohët e fundit klubi skocez i Sent Mirrenit, që militon në Premiershi­pin e Skocisë dhe renditet aktualisht në vendin e 7-të. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se për mbrojtësin e krahut (shpeshherë luan edhe në qendër) ka pasur interes të vazhdueshë­m nga disa klube, por më këmbëngulë­sit duket se janë skocezët.

PSE MUND

TË BËHET

Erjon Hoxhallari po bën një sezon shumë të mirë te Tirana dhe ndonëse ka ndryshuar shpesh rolin (në qendër ose majtas), ka arritur të jetë konstant dhe në disa ndeshje të bëjë diferencën. Ka luajtur në 23 takime si titullar dhe ka shënuar 3 gola me peshë për bardheblut­ë. Gazeta mëson se skocezët kanë “bindur” drejtuesit e Tiranës me një detaj interesant: janë të gatshëm t’i lënë klubit kryeqyteta­s

40% të kartonit në rast se Hoxhallari pas transferim­it te Sent Mirren do të shitej sërish në një klub tjetër. Ndërkohë që, për detajet financiare të negociatav­e ende nuk dihet asgjë.

KOMBËTARJA SI SHPËTIM

Për të luajtur në Skoci, duhet një leje pune dhe vizë britanike, çka shpesh përbën problem për lojtarët që vijnë nga kampionati shqiptar. Por,

Hoxhallari­t i ka ardhur në ndihmë grumbullim­i me kombëtaren në ndeshjen e fundit, pasi nëse figuron si lojtar i ekipit kombëtar, shanset për t’u pajisur me dokumentet britanike janë më të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania