Panorama Sport (Albania)

Lufta direkte për titull, durrsakët dhe Laçi të favorizuar

Vllaznia dhe kurbinasit kanë një ndeshje më pak

-

Kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionati­t, beteja për titullin, si rrallëherë ka një diapazon të zgjeruar. Gjysma e skuadrave, ose thënë ndryshe, pesëshja e parë është në garë. “Panorama Sport” ka analizuar ecurinë e këtyre 5 pretendent­ëve në sfidat direkte, por kësaj panoramike i mungon ndeshja e nesërme e dy rivalëve, Laçivllani­a, për të përmbyllur 3 duelet e plota mes pesë të parave. Duke analizuar përballjet e pesëshes së kreut në duelet me njëra-tjetrën del se për momentin Laçi dhe Teuta janë më të favorizuar për titullin, në rast se do të kemi baraspeshë pikësh në fund, ku në lojë hyjnë përballjet direkte dhe më pas pikët që u merren rivalëve. Renditjen e pesë pretendent­ëve në 26 javë kampionat e kryesojnë Laçi dhe Teuta me 18 pikë, por kurbinasit kanë edhe avantazhin e ndeshjes së nesërme me Vllazninë, gjë e cila vlen edhe për shkodranët që mund të afrohen me këtë dyshe. Partizani është i treti në këtë krahasim, pasi ka marrë 14 pikë gjatë përballjev­e me 4 rivalët e tjerë në 3 fazat e para. Më pas vjen Vllaznia me 13 pikë, një ndeshje më pak dhe e pesta mbetet Tirana me 12 pikë. Për momentin Laçi dhe Teuta janë në baraspeshë sa u përket pikëve mes rivalëve, por edhe në sfidat me njëra-tjetrën, me nga një fitore dhe një barazim. Kështu që, nëse këto dy ekipe do ta mbyllnin sezonin me pikë të barabarta në krye, vendimtar do të jetë dueli i fazës së katërt. Nga sfidat direkte Laçi ka superiorit­et ndaj Partizanit, me 1 fitore e 2 barazime, ndaj Vllaznisë me 2 fitore, ndërsa deficitar është me Tiranën me një fitore dhe dy humbje. Durrsakët janë në baraspeshë me Partizanin, 3 barazime, si dhe me Vllazninë, 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Si dhe janë superiorë ndaj Tiranës, 2 fitore dhe 1 barazim. Partizani është superior vetëm me Tiranën, me dy fitore dhe një barazim, ndërsa me Vllazninë janë në inferiorit­et, 2 barazime dhe 1 humbje. Shkodranët janë në baraspeshë me Tiranën, 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ndërsa me të tjetër janë sqaruar më lart. Diferenca me kreun -5, si dhe pikët e marra në përballjet direkte, i bëjnë bardheblut­ë më pak favoritë për titullin në krahasim me rivalët, por duke qenë se janë edhe 30 pikë në lojë, gjithçka mund të ndodhë në këtë sezon çudirash në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania