Panorama Sport (Albania)

Gjyqi në Zvicër, çfarë kërkon ish-ministri Bode

-

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode është paraqitur në Nion të Zvicrës të martën më 26 janar, së bashku me një biznesmen shqiptar. Sipas asaj që raporton media zvicerane, ish-ministri i Financave ka bërë kallëzim ndaj dy ish-inspektorë­ve të UEFA-S për prishje shpifje dhe prishje të imazhit. Në artikullin e portalit zviceran, “lacote.ch” thuhej gjithashtu se ndër pretendime­t e palës shqiptare për dy ish-inspektorë­t ishte shpifja dhe cenimi i imazhit. Sipas të njëjtit burim të lajmit, në rrethana të tilla do të përfshihet edhe UEFA, pasi nëse ish-ministri i Financave dhe biznesmeni shqiptar faktojnë pretendime­t e tyre në procesin gjyqësor, të dy inspektorë­t rrezikojnë të dënohen. Në artikullin e publikuar nga “lacote.ch” nuk është përmendur as emri i ish-ministrit të Financave dhe as emri i biznesmeni­t shqiptar. Gazeta bëri një kërkim në dosjen e hartuar nga dy inspektorë­t e UEFA-S dhe rezultoi se ndër emrat e përmendur në atë dosje figuron ai i Ridvan Bodes, ministër Financash gjatë kohës që Skënderbeu nisi ciklin e vetë fitues. “Panorama Sport” u përpoq edhe në fund të muajit janar për të kontaktuar me zotin Bode dhe për të mësuar diçka më shumë rreth situatës, por ish-ministri nuk preferoi të jepte asnjë koment. PRETENDIME­T

“Policia e Zvicrës duhet të zbardhë një kallëzim për dëmtim të imazhit që mund të përfshijë indirekt edhe UEFA-N, - shkruan “lacote.ch”. - Dy ish-bashkëpunë­torë të UEFA-S, mund të dënohen për shpifje dhe për dëmtim të imazhit. Në një raport që klasifikoh­ej sekret, dy ish-inspektorë­t akuzojnë dy shqiptarë se kanë marrë pjesë në trukimin e ndeshjeve në vendin e tyre dhe se bëjnë pjesë në një organizatë kriminale. Të dy kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Nionit për të pastruar emrat e tyre, pasi besojnë se janë akuzuar padrejtësi­sht. Një biznesmen dhe një ish-ministër i Financave, edhe ai ish-pjesëtar i parlamenti­t shqiptar, kanë bërë denoncim për dëmtim të imazhit. Objektivi i tyre është që të merren masa ndaj dy ish-inspektorë­ve të disiplinës që kanë vepruar asokohe për llogari të UEFA-S”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania