Panorama Sport (Albania)

Giamfi, “djali i erës”, Çelhaka më punëtori

-

Në sfidën Tirana-apolonia e cila u mbyll me rezultatin 5-2 në stadiumin “AIR Albania”, Isak Giamfi është lojtari që ka arritur të vrapojë me një shpejtësi maksimale prej 35,6 km/h në minutën e 832 të sfidës duke impresionu­ar stafin teknik, të cilët e kanë evidentuar këtë shpejtësi nëpërmjet sistemit “GPS”. Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. “Klubi i çudirave! Lojtari Isak Giamfi ka impresionu­ar stafin teknik me rezultatet e performanc­ës së tij në ndeshjen e fundit Tirana-apolonia. Sistemi GPS i mundësuar nga kompania koreane tregoi në të dhënat e fundit se lojtari ka thyer rekordin e shpejtësis­ë brenda skuadrës, duke arritur të vrapojë deri në 35.6 km/h në minutën e 83-të të ndeshjes në një nivel që klasifikoh­et si nivel i shpejtësis­ë së lartë. Mund të themi se ky është një virtyt i rëndësishë­m i mesfushori­t dhe monitorimi i performanc­ave do të përforcojë me shumë punën e skuadrës në fushë”, shkruhej në njoftimin e klubit Tirana. Bardheblut­ë po kontrolloj­në anën fizike ditë për ditë për të parë performanc­ën e lojtarëve në ekip. Jurgen Çelhaka, talenti i mesfushës ka qenë lojtari që ka vrapuar më shumë në ndeshjen e së Dielës sipas rezultatev­e të GPS. 21 vjeçari ka bërë plot 12.2 km vrap në fushën e blertë në kërkim të fitores. Statistika të tilla na bëjnë krenarë që në organikën e skuadrës sonë kemi lojtarë të cilët djersiten maksimalis­ht për fanellën bardheblu. I riu është spikatur edhe më parë për performanc­ën e tij kur në Shtatorin e vitit që lamë pas ai theu rekordin e skuadrës me shifrën 11,4 km”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania