Panorama Sport (Albania)

Taipi: Shehit ia dimë të fshehtat, në Korçë fiton Skënderbeu

- LLAZI SARO

Skënderbeu kërkon vijimësi pas dy fitoresh radhazi për të mbajtur gjallë shpresën në mënyrë që në fund të sigurojnë mbijetesën në Superiore. Në kushtet në të cilat ndodhet kampionati, korçarët kërkojnë të shfrytëzoj­në në maksimum motivimin e dy fitoreve të fundit për të marrë një tjetër rezultat pozitiv këtë fundjavë, ku në shtëpi presin Tiranën. Skënderbeu do të kërkojë të surprizojë kampionët në fuqi. I bindur se shanset janë reale, mesfushori Shqiprim Taipi kërkon më të mirën në këtë ndeshje duke dashur të përsërisë suksesin që ekipi arriti ndaj Kukësit. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” Taipi tregon atmosferën në ekip pas fitores së fundit dhe ndeshjen me Tiranën si një finale të radhës e deri te përballja me Shehin.

Taipi, për shkak të pezullimit nga kartonët e keni parë nga jashtë, por si ju duk ekipi ndaj Kukësit?

Shokëve u thashë se kanë bërë vërtet një ndeshje të madhe. Kemi qenë një ekip i disiplinua­r dhe i gatshëm për të sakrifikua­r të gjitha energjitë për të arritur rezultat pozitiv. Në fakt, kishim ditë që e përgatisni­m dhe e mendonim se do të dilnim me pikë nga kjo ndeshje. Vërtet djemtë meritojnë fjalët më të mira, pasi kanë bërë një ndeshje të madhe.

Sa e rëndësishm­e ka qenë kjo fitore për ju?

Shumë, në disa aspekte ka pasur rëndësi të veçantë. Fillimisht ka qenë një fitore me shumë vlerë për pozicionin ku ndodhemi, si dhe vijimin e kampionati­t pasi tani jemi katër pikë larg Bylisit, që është kundërshta­ri ynë më i afërt. Nga ana tjetër, ishte një fitore shumë me vlera për mbajtjen lart të moralit tonë dhe për rritjen e dëshirës për të bërë mirë në këtë sezon dhe për të arritur objektivat sezonal.

Tani prisni Tiranën, a do të jetë më e vështirë?

Sigurisht që po. Do të jetë shumë më e vështirë dhe është një finale e radhës për ne, pasi deri në fund do të luajmë shumë finale. Me Tiranën është më e afërta dhe më e rëndësishm­ja për ne. Luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe normalisht na duhet shumë mund dhe djersë në fushë që të marrim një tjetër rezultat pozitiv.

Kundërshta­r do të keni ishtrajner­in tuaj, Orges Shehi. Si ndiheni?

Do të jetë një emocion i veçantë të ndeshemi si kundërshta­rë me Shehin, pasi ka qenë trajneri ynë për një sezon. E veçantë, por futbolli kështu e ka. Do të jetë emocionues­e, por Shehi duhet të vijë i përgatitur, pasi ja dimë të fshehtat. Është një trajner i zoti dhe di si të motivojë ekipin. Megjithatë, në Korçë fiton Skënderbeu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania